Ky është reagimi zyrtar i Crvena Zvezdës pasi nuk u lejua të futej në Kosovë

Ky është reagimi zyrtar i Crvena Zvezdës pasi nuk u lejua të futej në Kosovë

Crvena Zvezda e ka bërë një reagim zyrtar pasi nuk u lejua të futej në territorin e Republikës së Kosovës për ta zhvilluar ndeshjen e Kupës së Serbisë ndaj Trepçës serbe. Klubi nga Beogradi konsideron se iu bë e padrejtë nga autoritetet kosovare Crvena Zvezda u kthye sot mbrapshtë nga Policia e Kosovës në pikën […]

Crvena Zvezda u kthye sot mbrapshtë nga Policia e Kosovës në pikën kufitare të Jarinjës teksa po provonte të futej në territorin e Republikës së Kosovës për ta zhvilluar ndeshjen e Kupës së Serbisë ndaj Trepçës serbe, shkruan Gazeta Express.

Me këtë rast, klubi serb ka reaguar përmes grupit zyrtar në rrjetin social, Facebook, duke konsideruar se iu bë e padrejtë nga autoritetet kosovare.

Ndeshja e vlefshme për të 16-ën e finales së Kupës së Serbisë ishte paraparë të zhvillohej sot në Sveçan, duke filluar nga ora 14:00.

“Ne erdhëm për të luajtur futboll, të luajmë futboll dhe të bëjmë sport, por kjo na u mohua. Përkundër faktit se e kishim rekomandimin nga FIFA për ta zhvilluar ndeshjen ndaj Trepçës në Mitrovicë, institucionet e Kosovës e injoruan këtë këshillë. Kur iu afruam pikës kufitare për të kaluar andej, Policia e Kosovës arriti dhe na tha se e kishim të ndalur të futeshim në territorin e Kosovës. Kur i pyetëm përse, ata na thanë se ishte një vendim i Qeverisë së Kosovës dhe se nuk kishin shpjegime të tjera për të na dhënë. Ne jemi sportistë, dëshironim të luanim futboll dhe t’i zbavitnim njerëzit tanë në provincën jugore të Serbisë. Sidoqoftë, ne ishim të përgatitur se mund të na ndodhte kjo. Më vjen keq që njerëzit janë privuar nga një eveniment sportiv. Ka mundësi që ndeshja të zhvillohet nesër, do ta shohim se ku dhe kur ekzaktësisht”, ka njoftuar klubi serb.

“Institucionet e Kosovës e demonstruan edhe një herë se çka do që bëjnë ata është farse dhe gënjeshtër dhe se thirrja e tyre për ta ndarë sportin nga politika, në bazë të së cilës janë pranuar në UEFA e FIFA, është asgjë tjetër pos një gënjeshtër. Ne kemi marrë informata të ndryshme, por detyrë e jona ishte të vinim dhe të provonim të hynim në Kosovë për të luajtur futboll. Ne e kemi marrë një letër nga FIFA, e cila e ka rekomanduar Federatën e Futbollit të Kosovës që ndeshja të zhvillohet në Mitrovicë. Ne nuk kërkuam diçka ndryshe se si zakonisht, sepse Trepça i zhvillon ndeshjet e saj në Mitrovicë dhe se nuk ka arsye se përse sot kjo ndeshje të mos zhvillohej aty. Ne e kemi marrë mbështetjen nga FIFA dhe krejt çka kemi lexuar në mediat kosovare ditëve të fundit ka qenë gënjeshtër. Ata thoshin se ne do të shkonim atje kundër rregullave të UEFA-s e FIFA-s, por kjo nuk është e vërtetë. Ne e publikuam dokumentin të cilin e kemi pranuar nga organizata më e madhe botërore e futbollit”, ka shtuar klubi nga Beogradi.

“Menaxheri i përgjithshëm i klubit tonë i ka lavdëruar tifozët, të cilët erdhën në numër të madh për ta ndjekur Crvena Zvezdën në Kosovë, por gjithashtu edhe të gjithë tifozët bardh e kuq nga provinca jugore serbe. Ne jemi krenarë me tifozët tanë, ata treguan se Crvena Zvezda është Serbia dhe se kudo që shkon ekipi për të luajtur ata janë aty. Është një fitore diplomatike për Serbinë, Federatën Serbe të Futbollit, për vendin tonë dhe për Crvena Zvezdën”, ka përfunduar Crvena Zvezda në komunikatën e saj.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova