Ky është futbollisti më trashaluq në histori të futbollit

Nino Adamic është bërë hit absolut në rrjetet sociale. Ishte portali “Prigorski” i cili i publikoi fotografitë e para të trashaluqit kroat duke luajtur futboll, shkruan Periskopi. Adamic luan në pozitën e mesfushorit. Edhe pse mbi 140 kilogramë shpërndan topa sic bëjnë mesfushorët më të mirë në botë. Për mesfushorin trashaluq ka folur edhe bashkëlojtari […]
Ishte portali “Prigorski” i cili i publikoi fotografitë e para të trashaluqit kroat duke luajtur futboll, shkruan Periskopi.
Adamic luan në pozitën e mesfushorit. Edhe pse mbi 140 kilogramë shpërndan topa sic bëjnë mesfushorët më të mirë në botë.
Për mesfushorin trashaluq ka folur edhe bashkëlojtari i tij, Sven Vuk.
“Nino e di atë që shumëkush nuk do ta pranojë kurrë – topi është më i shpejtë se lojtari. Topat e tij ‘kanë sy’ dhe ai i shpërndan ata më mirë seç do ta bënte dikush me dorë. Kur të jetë pak më mirë në aspektin fizik, për ne do të jetë një përforcim i vërtetë”, ka thënë Vuk për “24sata.hr”.
Adamic e bart fanellën me numër 19 për arsyeje se ka respekt të madh për idhullin e tij Niko Kranjcar.
/Periskopi/













