Ky ekip i Superligës futet në bojkot, po bëhen dy muaj pa paga

Ky ekip i Superligës futet në bojkot, po bëhen dy muaj pa paga

Futbollistët e Ferizajt kanë nisur bojkotin, pasi nuk kanë marrë pagat e tyre. Kriza e rezultateve ka ardhur edhe si pasojë e gjithë asaj që po ndodh tash e 50 ditë.     Ferizajasit janë në pozitën e 9-të me 9 pikë apo nga 12 ndeshje kanë regjistruar vetëm tri fitore e kanë pësuar 9 […]

Kriza e rezultateve ka ardhur edhe si pasojë e gjithë asaj që po ndodh tash e 50 ditë.

 

 

Ferizajasit janë në pozitën e 9-të me 9 pikë apo nga 12 ndeshje kanë regjistruar vetëm tri fitore e kanë pësuar 9 humbje.

Futbollistët janë të lodhur dhe së fundi u janë drejtuar me një letër emocionuese tifozëve dhe qytetarëve ferizajas.

“Na lejoni që me anë të kësaj letre ne lojtarët e FC Ferizaj të ju drejtohemi ju tifozë e qytetarë të Ferizajt, jemi të vetëdijshëm se gjendja në të cilën ndodhemi në renditjen tabelare na shtyn që në rend të parë t’u kërkojmë falje të sinqerta. Por kësaj gjendje pa dashur ta justifikojmë vetën në këto rezultate ndikimin të madh direkt ka pasur aspekti i paqëndrueshëm financiar i ekipit dhe plot gjëra tjera që ndërlidhen me aspektin profesional të një ekipi. Kjo ka bërë që çdo gjë të niset me vonesë dhe ja ku jemi sot tre muaj  pasi kampionati ka filluar ne kemi këtë gjendje të paqëndrueshme në çdo aspekt.

Në vend që gjithë gjërat të ishin të rregulluara pasi vinim nga një mrekulli e vitit të kaluar që u bë më shumë mund e sakrificë nga të gjithë ne, tani jemi rizhytur në një situatë ku po bëhen 2 muaj pa u paguar, e kuptojmë frustrimin e kujtdo që mund të shpreh çfarëdo pakënaqësie në drejtimin tonë por na besoni është e pamundur të ketë rezultate dhe të kërkojmë diçka me tepër kur dihet që si profesionist ne jetojmë me të ardhurat që marrim, duke parë situatën e krijuar tash e 50 ditë ku vazhdohet të thuhet një justifikim për mospagimin tonë gjoja nga transferimet e parave nga aksionerët e huaj që morën në kohën e fundit klubin, kjo gjë edhe pas gjithë fjalëve të dhëna ende s’ka ndodh dhe në këtë situatë duke ju kërkuar në rend të parë falje gjithë qytetarëve e tifozëve të vërtetë të klubit.

Ne si lojtar kemi vendos të ndalojmë stërvitje dhe të mos paraqitemi në klub derisa të kryhet çdo obligim ndaj nesh, duke shpresuar që akti jonë të kuptohet si një kërkesë për t’i jep zgjidhje këtij ngërçi që s’po na çon askund as ne si lojtar e as klubin si tërësi, duke besu që pas kësaj gjendje të krijuar institucionet përkatëse do bëjnë reagimin e duhur që gjendja ti kthehet normalitetit dhe të bashkuar të bëjmë maksimumin për ti rikthyer rezultatet që të gjithë i dëshirojmë!”, thuhet nga letra e futbollistëve të Ferizajt.

/Periskopi/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova