Kurti tregon a i kanë ndarë ministritë me LDK-në dhe kur do të takohet me Mustafën

Kurti tregon a i kanë ndarë ministritë me LDK-në dhe kur do të takohet me Mustafën

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një intervistë për KosovaPress, shprehu besimin e tij se nuk do të ketë asnjë pengesë që s’do të tejkalohet me LDK-në për të formuar qeverinë e ardhshme. Kreu i VV-së, Albin Kurti, që sipas rezultateve preliminare, partia e tij ka fituar zgjedhjet e 6 tetorit, thotë se të […]

Kreu i VV-së, Albin Kurti, që sipas rezultateve preliminare, partia e tij ka fituar zgjedhjet e 6 tetorit, thotë se të hënën në takimin e grupeve punuese me LDK-në, do të diskutohet për çështje ekonomike, teksa bëri të ditur se shumë shpejt pritët të diskutojë me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

“Ne po i harmonizojmë programet tona për fusha të veçanta për ekonominë, për arsimin për shëndetësinë, për sigurinë për kulturën e kështu me radhë përmes grupeve tona punese…unë nuk mund të them tash rezultatet konkrete se ku kanë arritur në secilën fushë, sepse janë ekspertët që po marrin pjesë në këto takime, por mund të them me optimizëm dhe kënaqësi se gjithçka po shkon mbarë e mirë, siç e kemi planifikuar dhe qytetarët e presin prej neve…ne jemi subjekte të ndryshme dhe ka programe të ndryshme, por duke qenë se fillojmë prej asaj që është e përbashkët në njërën anë, dhe qytetarët e Republikës kanë vendosur që opozita të bëhen Qeveri e nesërme nuk besojë se do të shfaqet asnjë pengesë që nuk do të të tejkalojmë kollaj”, thotë Kurti për KosovaPress.

Kurti i cili po synon të bëhet kryeministër, thotë se ende nuk i kanë ndarë postet ministrore, pasi sipas tij fokusi fillimisht është te riorganizimi i tyre.

“Do të ketë takime edhe të tjera të grupeve punuese. Të hënën është një takim tjetër i rëndësishëm për çështjet e ekonomisë dhe të zhvillimit. Ndërkaq me kryetarin e LDK-së rreth këtyre dy viteve unë jam rregullisht në kontakt dhe padyshim që edhe më të do të takohemi…do të ketë diskutim për riorganizimin e ministrive nga ana e grupeve punuese edhe natyrisht në një kohë të përshtatshme do të vendosim ndarjen e këtyre ministrive. Por tash për tash e rëndësishme është riorganizimi i tyre sepse siç e dini ne duam nga 21 ministri të synojmë numrin 12 edhe mos të ketë ashtu 120 zëvendës miistra, por të kemi më pak se 30”, thotë Kurti.

Fituesi i zgjedhjeve, gjithashtu shprehu insistimin e tij që nuk do të lidhin koalicion me Listën Serbe, teksa për takimet me komunitetet tjera pakicë, Kurti thotë se të gjithë kanë shprehur interesim që të përfshihen në qeverisjen e tij.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik