Krasniqi: Administrimi i votës nuk është bërë mirë

Krasniqi: Administrimi i votës nuk është bërë mirë

Kryetari i Këshillit Kombëtar të partisë Nisma Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka thënë se Nisma është brenda rezultatit zgjedhor që i duhet për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Megjithatë, thekson se po presin certifikimin e rezultateve finale nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të qartësuar pozicionin e Nismës nga zgjedhjet e 6 tetorit. Krasniqi […]

Jakup Krasniqi dikur kryetar Kuvendi, thotë se kanë pritur rezultat më të mirë nga zgjedhjet e 6 tetorit, por gjithashtu thekson se administrimi i votës nuk është bërë siç duhet.

“Sovrani e ka kryer detyrën e vet më së miri, e ka kryer sipas informacioneve që ka pasur. Konsideroj që administrimi i votës së qytetarëve nuk është bërë mirë, megjithatë janë bërë përpjekje edhe nga Komisioni Qendror Zgjedhor që të bëjë korrigjimin, ne presim rezultatet përfundimtar zyrtar, që ta shohim ku jemi si subjekt politik dhe në fund të fundit duhet ta shikojnë gjithë subjektet politike si kanë dalë nga këto zgjedhje”, thotë ai.

Ai thotë se prej informacioneve që ka, aktualisht Nisma është mbi 5%, por që po presin certifikimin e rezultateve finale për t’u vërtetuar kjo.

“Mendoj që Nisma është brenda rezultatit zgjedhor që i konvenon të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës, dhe pjesë e institucioneve të Kosovës, megjithatë ne jemi të vetëdijshëm qË duhet ta presim rezultatin final… Është mbi 5%, kështu kam informacione, ta shikojmë rezultatin përfundimtar, gjithnjë po them është rezultati final ai që do ta tregojë se ku është Nisma”, tha Krasniqi.

Ai u përgjigj edhe si do të veprojë Nisma nëse e kalon pragun zgjedhor dhe bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës.

“Për këtë çështje, Nisma dhe organet e saj, deputetët që do të jenë pjesë e Kuvendit do të bisedojnë dhe do të marrin vendimin së shpejti në ditën e ardhshme”, thotë ai.

Nisma Socialdemokrate është partia që ka kërkuar rinumërim në nivel vendi të votave të 6 tetorit, më arsyetimin se janë bërë shkelje gjatë procesit zgjedhor, e që pastaj ka ndikuar në rezultat.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me rekomandime të Qendrës për Numërim dhe Rezultate, ka rinumëruar gati gjysmën e vendvotimeve, duke thënë se ka pasur probleme të ndryshme me formularë.

Ditët në vijim, KQZ pritet të bëjë certifikimin e rezultateve finale, pas numërimit të votave me kusht dhe ato nga persona me nevoja të vecanta.

 

Të ngjashme
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, mbetet ajo me emrin e Isa Boletinit

Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, mbetet ajo me emrin e Isa Boletinit

Vrasja e efektivit gjatë operacionit policor, reagon Rama: Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin

Vrasja e efektivit gjatë operacionit policor, reagon Rama: Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin

Ndalohen dy shtetas serbë, në veturë u gjenden dokumente false

Ndalohen dy shtetas serbë, në veturë u gjenden dokumente false

Vrasja e policit në Shqipëri, Policia del me njoftim zyrtar

Vrasja e policit në Shqipëri, Policia del me njoftim zyrtar

Arrestohet një person në Graçanicë, policia i gjen armë dhe drogë

Arrestohet një person në Graçanicë, policia i gjen armë dhe drogë

Armëpushimi mes Libanit dhe Izraelit çmimet e naftës bien

Armëpushimi mes Libanit dhe Izraelit çmimet e naftës bien

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së  policisë në Maliq

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së policisë në Maliq

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit