Kosova madhështore, shënon fitore të madhe në Estoni

Kombëtarja e Femrave ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim në Estoni, shkruan Periskopi. Vajzat kosovare mposhtë Estoninë me rezultat 2-1 në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian. Vendaset kaluan të parët në epërsi përmes penalltisë në minutën e 22-të. Nga pika e bardhë shënoi Loo. Kosova u rikthye duke përmbysur rezultatin. Të dy golat […]
Vajzat kosovare mposhtë Estoninë me rezultat 2-1 në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian.
Vendaset kaluan të parët në epërsi përmes penalltisë në minutën e 22-të. Nga pika e bardhë shënoi Loo.
Kosova u rikthye duke përmbysur rezultatin.
Të dy golat për kombëtaren i ka shënuar Modesta Uka në minutën e 41-të dhe 56-të.
Në tri ndeshje të zhvilluara Kosova ka gjashtë pikë, me një humbje dhe dy fitore, dhe pozicionohet në vendin e katërt.
Ndryshe, selektorja Afërdita Fazlija ka startuar me këtë përbërje: Leci, Shala, Halilaj, Syla, Hisenaj, Shala, Biqkaj, Limani, Reçica, Mehmeti, Uka. /Periskopi/












