Juventusi ndalet nga Lecce

Juventusi nuk ka arritur të nxjerr më shumë se një barazim 1-1 si mysafir i Lecces, në ndeshjen e javës së nëntë në Serie A. Paulo Dybala fillimisht kaloi biankonerët në epërsi në minutën e 50-të duke realizuar nga penalltia, raporton Periskopi. Vetëm gjashtë minuta më vonë, Lecce u kundërpërgjigj duke realizuar poashtu nga penalltia […]
Paulo Dybala fillimisht kaloi biankonerët në epërsi në minutën e 50-të duke realizuar nga penalltia, raporton Periskopi.
Vetëm gjashtë minuta më vonë, Lecce u kundërpërgjigj duke realizuar poashtu nga penalltia për 1-1.
Deri në fund gola të tjerë nuk pati dhe ky rezultat i shkon për shtati më së shumti Interit.
“Zonja e Vjetër” tani ka 23 pikë në vendin e parë, dy më shumë se Interi, që ka një ndeshje më pak të luajtur. /Periskopi.com/












