Ja çka tha trajneri i Southamptonit pasi u poshtërua mbrëmë 9-0 nga Leicesteri

Trajneri i Southamptonit, Ralph Hasenhutti ka marrë përgjegjësinë e plotë për humbjen poshtëruese të skuadrës së tij me rezultat 9-0 në shtëpi nga Leicesteri. Hasenhutti po përballet me shkarkim pas kësaj disfate, por e gjeti guximin t’i lavdonte fansat e klubit. Ai u shpreh: “Duhet të kërkoj falje për këtë paraqitje. Marr përgjegjësinë 100% për […]
Trajneri i Southamptonit, Ralph Hasenhutti ka marrë përgjegjësinë e plotë për humbjen poshtëruese të skuadrës së tij me rezultat 9-0 në shtëpi nga Leicesteri.
Hasenhutti po përballet me shkarkim pas kësaj disfate, por e gjeti guximin t’i lavdonte fansat e klubit.
Ai u shpreh: “Duhet të kërkoj falje për këtë paraqitje. Marr përgjegjësinë 100% për atë që ndodhi sot.
“Dua të them se jam krenar me fansat, ata qëndruan në stadium deri në fund të ndeshjes, nuk ishte e lehtë të shikohej nga ata që na përcjellin dhe për gjithë fansat e Southamptonit sot.
“Ata bënë mirë që qëndruan deri në fund me ne. Duhet të kërkojmë falje për atë që ndodhi sot.” /Periskopi.com/












