Italia shkurton numrin e parlamentarëve, kursen 100 milionë euro në vit

Italia shkurton numrin e parlamentarëve, kursen 100 milionë euro në vit

Parlamenti Italian ka votuar pro miratimit të një ligji të ri kushtetues që shkurton dukshëm numrin e deputetëve dhe senatorëve në Parlamentin Italian. Ky ligj i ri parashikon që Parlamenti i ardhshëm italian të ketë 600 deputetë e senatorë nga 946 që është numri i tyre aktual. Nga 630 deputetë, numri i tyre do të […]

Ky ligj i ri parashikon që Parlamenti i ardhshëm italian të ketë 600 deputetë e senatorë nga 946 që është numri i tyre aktual.

Nga 630 deputetë, numri i tyre do të ulet në 400, ndërsa nga 315 senatorë numri i tyre do të jetë 200.

Ky ligj i ri do të sjell për arkën e shtetit një kursim prej 100 milionë euro në vit e që do të thotë rreth 500 milionë euro në çdo legjislaturë e 1 miliardë euro në një dhjetëvjeçar.

Ligji u miratua me 553 vota pro, 14 vota kundër e 2 vota abstenim, përcjell oranews.tv.

Kanë votuar pro këtij ligji të gjitha forcat politike.

Raporti aktual mes parlamentarëve të zgjedhur dhe banorëve në Itali është 1 parlamentar në çdo 61 mijë banorë.

Ligji i sapo aprovuar do të bëjë që në çdo 151 mijë banorë të ketë 1 deputet e në çdo 302 banorë te ketë 1 senator.

Operatori austriak i kinemave, Cineplexx, ka njoftuar se hapja zyrtare e kinemasë së dytë me 5 salla në Prizren do të bëhet me 30 tetor

Ligji i ri mbi reduktimin e numrit të parlamentarëve është propozuar nga Lëvizja 5 Yje, pjesë e premtimeve të fushatës elektorale të vitit 2018.

Sot në miratimin e tij, deputetët e senatorë 5 Yje mbajtën një manifestim demonstrues para selisë së parlamentit ku shfaqej një pankartë gjigante me poltrone që simbolikisht u pre me gërshërë nga lideri i 5 Yjeve Luigi Di Maio.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik