Ish-futbollistët kanë tri herë e gjysmë rrezik më të lartë të vdesin nga…

Ish-futbollistët kanë tri herë e gjysmë rrezik më të lartë të vdesin nga…

Ish-futbollistët kanë tri herë e gjysmë më shumë të ngjarë të vdesin nga demenca se sa bashkëmoshatarët e tyre që kanë bërë punë të tjera, sipas hulumtimit të fundit. Ekspertët e Universitetit të Glasgow kanë ekzaminuar nëse ekziston një lidhje midis goditjes së topit me dëmtimin e kokës dhe trurit. Hetimi filloi pasi dolën informacione […]

Ekspertët e Universitetit të Glasgow kanë ekzaminuar nëse ekziston një lidhje midis goditjes së topit me dëmtimin e kokës dhe trurit.

Hetimi filloi pasi dolën informacione se ish-futbollisti i West Bromwich Albion, Jeff Astl kishte vdekur nga një lëndim në kokë.

Gjatë hulumtimit, shkencëtarët krahasuan rastet e 7,676 vdekjeve të ish-lojtarëve të futbollit me 23,000 raste në popullatën e përgjithshme.

Janë analizuar rastet e meshkujve që kanë luajtur futboll profesional në Skoci midis 1900 dhe 1976.

Studimi i shumëpritur u dha nga Federata Skoceze e Futbollit dhe Shoqata e Futbollistëve Profesionistë.

Studimi filloi në janar dhe u drejtua nga neuropatologu Willie Stewart.

Ai tha se ish-lojtarët e futbollit kanë pesë herë më shumë të ngjarë të kenë Alzheimeri, katër herë më shumë të predispozuar të jenë të prekur nga sëmundje motorike dhe dy herë më shumë shanse të kenë Parkinson.

Në të njëjtën kohë, hulumtimet kanë treguar se ish-futbollistët janë në rrezik më të ulët se pjesa tjetër e popullatës kur bëhet fjalë për vdekje nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri i mushkërive, transmeton KosovaPress.

Stewart deklaroi se ky është, deri më tani, studimi më i madh që adreson shumë detaje të sëmundjeve neurodegjeneruese, jo vetëm në lojtarët profesionistë të futbollit, por në përgjithësi në sport.

Lidhja midis sporteve dhe sëmundjeve neurodegjenerative është debatuar për vite me radhë, por deri në këtë studim nuk ishte plotësisht e qartë nëse kishte dëshmi të një rreziku në rritje të ish-futbollistëve.

Gordon Taylor, njeriu i parë i Shoqatës së Profesionistëve të Futbollit, beson se rezultatet e këtij studimi janë shumë të rëndësishme për të gjithë lojtarët.

“Është e rëndësishme tani që të gjithë në botën e futbollit janë të bashkuar në luftë – kërkimi duhet të vazhdohet për të siguruar përgjigje më të sakta për ato që duhet të adresohen dhe për të zvogëluar faktorët e rrezikut,” tha Taylor.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova