Ibra i gatshëm për Serie A, thotë se ende mund të bëjë diferencën

Zlatan Ibrahimovic është i bindur se ende mund ta bëjë diferencën në Serie A. Sulmuesi suedez, edhe pse ka arritur moshën 38 vjeçare, duket se nuk e ka ndërmend të pensionohet nga futbolli. Madje, ai po kalon një formë të jashtëzakonshme në MLS te LA Galaxy. “Po, nëse rikthehem në Serie A jam i sigurt […]
Zlatan Ibrahimovic është i bindur se ende mund ta bëjë diferencën në Serie A.
Sulmuesi suedez, edhe pse ka arritur moshën 38 vjeçare, duket se nuk e ka ndërmend të pensionohet nga futbolli.
Madje, ai po kalon një formë të jashtëzakonshme në MLS te LA Galaxy.
“Po, nëse rikthehem në Serie A jam i sigurt që do të bëjë diferencën”, është përgjigjur Ibrahimovic në pyetjen nëse ende është i mirë për futbollin italian, përcjell lajmi.net.
Duke folur për futbollin italian, ai ka shtuar: “Interi është përmirësuar, por Juventusi qëndron ende më përpara. Më vjen keq që Milani po kalon vështirësi”












