I mallkon tamli i nanës: Ja çka iu ndodhi lojtarëve që e refuzuan Kosovën

I mallkon tamli i nanës: Ja çka iu ndodhi lojtarëve që e refuzuan Kosovën

Pasi u zëvendësua në ndeshjen kundër Crystal Palace-it, Granit Xhaka e hoqi dhe e shqeu fanellën e Arsenalit, klub në të cilin është kapiten. Paraqitjet e tij shkuan nga keq në më keq, dhe dëshpëronin vazhdimisht tifozët e Arsenalit të cilët e kanë sulmuar pa reshtur në dy vitet e fundit. Forma e Xhakës është […]

Paraqitjet e tij shkuan nga keq në më keq, dhe dëshpëronin vazhdimisht tifozët e Arsenalit të cilët e kanë sulmuar pa reshtur në dy vitet e fundit.

Forma e Xhakës është aq e dobët, sa këto mund të jenë ndeshjet e tij të fundit në fanellën e Arsenalit.

Por, për çudi, edhe shumë lojtarë tjerë me origjinë nga Kosova po vuajnë formë të dobët pasi vendosën të luanin për kombëtare tjera.

Xherdan Shaqiri tashmë ka humbur vendin edhe në bankën rezervë për Liverpoolin e Jurgen Klopp, pas një serie paraqitjesh dëshpëruese. Për më tepër, Shaqiri ka vendosur t’i thotë JO edhe Zvicrës pasi kombëtarja helvete nuk i dha shiritin e kapitenit.

Shkodran Mustafi po ashtu mund të luante për Kosovën, por e zgjodhi Gjermaninë dhe situata iu përkeqësua në mënyrë alarmante. Ai tashmë është rezervë te Arsenali që kërkon me çdo kusht ta shes, shkruan Periskopi. Edhe Mustafi po vuan sharje të shumta nga tifozët e Arsenalit.

Adnan Januzaj kishte mundësi ta zgjedhte edhe Kosovën por edhe Shqipërinë. Vendosi për Belgjikën. Ai në mënyrë konsistente po ‘luan’ për Real Sociedadin në bankën rezervë duke mos pasur fare minuta për klubin bask. Nuk do të habiteshim nëse Januzaj do të përfundonte te ndonjë klub i dobët evropian, si psh Lokeren në Belgjikë ose St.Truiden. Pra, në klube që vetëm bastorxhitë kosovarë i njohin.

Kosovën e kishte refuzuar edhe Albian Ajeti, që përflitej për një kalim të mundshëm te Real Madridi. Ajeti tashmë është rezervist te West Hami në Premier Ligë. Ai nuk ka pasur gati asnjë minutë për ekipin nga Londra.

Dhe, formë të dobët kanë edhe lojtarët që refuzuan Kosovën për Shqipërinë, si Eros Grezda e Ylber Ramadani.

Ndërkohë, i dobët po tregohet edhe Riza Durmishi i cili zgjodhi Danimarkën dhe pati fillime të shkëlqyera te Real Betisi.

Në anën tjetër, lojtarët që e kanë zgjedhur Kosovën po vazhdojnë fluturimin në ligat evropiane. Amir Rrahmani nga Drenica shkoi në Veronën e Serie A duke luajtur çdo minutë të mundshëm dhe duke qenë në formacionin e javës në dy raste.

Muriqi nuk po ndalet së shënuari në Turqi, edhe pse më parë ishte pjesë e Lirisë së Prizrenit. Fantastik po tregohet edhe Rashica që së fundi shënoi një bombë të vërtetë ndaj Bayer Leverkusenit.

Por, këta emra janë veç ndër të paktët që kanë shënuar ngritje të jashtëzakonshme te Kombëtarja e Kosovës. /Periskopi

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova