Heshtja e Isa Mustafës për ekspertizën e vdekjes së Astrit Deharit

Heshtja e Isa Mustafës për ekspertizën e vdekjes së Astrit Deharit

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, nuk është deklaruar ende për ekspertizën e Institutit Zviceran të Mjekësisë Ligjore lidhur me vdekjen e Astrit Deharit, sipas së cilës nuk përjashtohet mundësia e vrasjes së aktivistit të Vetëvendosjes, duke rikthyer kështu debatin për ngjarjen e ndodhur tre vjet më parë. Konkluzionet e këtij raporti gjithashtu kërkojnë hapjen e […]

Konkluzionet e këtij raporti gjithashtu kërkojnë hapjen e hetimeve të reja.

Astrit Dehari kishte vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor 2016, ku po mbahej në paraburgim nën dyshimet për sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore rreth shkaqeve të vdekjes së Astrit Deharit, më 18 nëntor 2016, nxori se ai kishte bërë vetëvrasje, por rezultatet e këtij raporti nuk ishin pranuar asnjëherë nga prindërit e tij.

Në këtë kohë, Kryeministër i Kosovës ishte Isa Mustafa dhe zyrtarë të Vetëvendosjes e patën akuzuar “regjimin” e tij për vdekjen e Deharit.

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, madje, javë më parë, kur dështoi koalicioni parazgjedhor midis VV-së dhe LDK-së, e kishte akuzuar Isa Mustafën lidhur me rastin e Astrit Deharit.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, ai kishte pyetur “Kush e vrau Astrit Deharin” dhe kishte përmendur edhe emrin e ish Kryeministrit Mustafa si të përfshirë në “urdhrin e pushtetit politik-policor” që arrestoi aktivistët e VV-së.

Këto akuza ndërkohë janë harruar nga Vetëvendosje, tashmë kur Albin Kurti dhe Isa Mustafa po tentojnë të lidhin koalicion qeverisës, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 6 tetorit.

As pas ardhjes së raportit nga Instituti Zviceran i Mjekësisë Ligjore, i cili lë të hapur mundësinë e vrasjes së Astrit Deharit, Vetëvendosje nuk ka kërkuar përgjegjësi nga ish Kryeministri Isa Mustafa.

Të ngjashme
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, mbetet ajo me emrin e Isa Boletinit

Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, mbetet ajo me emrin e Isa Boletinit

Vrasja e efektivit gjatë operacionit policor, reagon Rama: Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin

Vrasja e efektivit gjatë operacionit policor, reagon Rama: Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin

Ndalohen dy shtetas serbë, në veturë u gjenden dokumente false

Ndalohen dy shtetas serbë, në veturë u gjenden dokumente false

Vrasja e policit në Shqipëri, Policia del me njoftim zyrtar

Vrasja e policit në Shqipëri, Policia del me njoftim zyrtar

Arrestohet një person në Graçanicë, policia i gjen armë dhe drogë

Arrestohet një person në Graçanicë, policia i gjen armë dhe drogë

Armëpushimi mes Libanit dhe Izraelit çmimet e naftës bien

Armëpushimi mes Libanit dhe Izraelit çmimet e naftës bien

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së  policisë në Maliq

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së policisë në Maliq

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit