Haxhiu: VV ka dëshirë por s’ka njerëz për të qeverisur, PDK ta pranojë opozitën

Baton Haxhiu thotë se Vetëvendosje ka dëshirë për të qeverisur, por nuk ka njerëz të mjaftueshëm për ta përballuar situatën në të cilën jemi. “Unë nuk besoj që aty ka njerëz që kanë përvojë, aty ka entuziazëm, ka dëshirë për të qeverisur, por Vetëvendosja nuk ka njerëz të mjaftueshëm për të përballur situatën në të […]
Baton Haxhiu thotë se Vetëvendosje ka dëshirë për të qeverisur, por nuk ka njerëz të mjaftueshëm për ta përballuar situatën në të cilën jemi.
“Unë nuk besoj që aty ka njerëz që kanë përvojë, aty ka entuziazëm, ka dëshirë për të qeverisur, por Vetëvendosja nuk ka njerëz të mjaftueshëm për të përballur situatën në të cilën jemi. Vetëvendosja duhet të bëj koalicion me dikë, për të përballur pozitën në të cilën jemi. Ajo ka bë aq shumë probleme saqë nuk e di si do të përballet me ata që do të mbeten në opozitë”, ka thënë Haxhiu.
Ndërkohë, sa i përket PDK’së, Haxhiu thotë se duhet të pranojë të dalë në opozitë dhe të mos hyjë në koalicion qeverisës.
“Fushata më e mirë që PDK ka bërë ndonjëherë, ai nga sot duhet të dalë në opozitë”, ka thënë Haxhiu./Periskopi/











