Futbollistët e Shqipërisë: Duam fitoren ndaj Kosovës!

Shqipëri-Kosovë nuk do të jetë asnjëherë një ndeshje normale apo e thjeshtë për t’u luajtur, aq më tepër kur bëhet fjalë për një zyrtare, megjithatë Kombëtarja Shpresa, që do të përballet me atë të Kosovës më 15 tetor, mund ta ketë mundësinë e fundit për të pretenduar diçka serioze në eliminatoret e Europianit të moshave. […]
Shqipëri-Kosovë nuk do të jetë asnjëherë një ndeshje normale apo e thjeshtë për t’u luajtur, aq më tepër kur bëhet fjalë për një zyrtare, megjithatë Kombëtarja Shpresa, që do të përballet me atë të Kosovës më 15 tetor, mund ta ketë mundësinë e fundit për të pretenduar diçka serioze në eliminatoret e Europianit të moshave. Albion Ademi dhe Enis Çokaj, përpara kësaj sfide, në një konferencë për shtyp, e vunë theksin te rëndësia e përballjes, por njëkohësisht dhe te dëshira për fitore.
“Atmosfera në skuadër duket shumë e mirë dhe jemi gati për të luajtur kundër Kosovës. Besoj se do ta fitojmë këtë sfidë. Synimi ynë kryesor është të marrim maksimumin pikëve. Kjo është një sfidë e rëndësishme dhe do të ishte një fitore e madhe për ne”.
Dhe Enis Cokaj gjithashtu deklaroi se skuadra po përgatitet mirë për këtë sfidë ndaj një Kosove që e vlerëson maksimalisht ndërsa beson se së shpejti cilësia e grupit dhe stafit drejtues do të dal në pah.
“Atmosfera është shumë e mirë në skuadër. Po punojmë fort për të qenë në maksimum dhe të marrim pikët e plota kundër Kosovës. Po e presim me padurim këtë sfidë. Skuadrës nuk i ka munguar asgjë, ka shumë kualitet brenda. Edhe trajneri është shumë i mirë, thjesht duhet kohë. Rezultatet do të vijnë shumë shpejt. Tifozët janë të rëndësishëm dhe i ftoj të na mbështesin. Në çdo ndeshje e kemi detyrim fitoren. Do të futemi në fushë të marrim maksimumin dhe shpresoj te një rezultat sa më i mirë”.
Në Grupin 3 kualifikues Kosova mban vendin e 3-të në renditje me 6 pikë pas 3 ndeshjeve të para, ndërsa Shqipëria ka vetëm 2 pikë pas katër takimeve.












