Federata e Futbollit të Zvicrës: Nuk do ta dëbojmë Xhakën, do të mbetet kapiten

Federata zvicerane e Futbollit i ka dhënë Granit Xhakës mbështetjen e plotë pasi ky i fundit po përballet me sulme masive nga tifozët dhe analistët në Angli pas incidentit të turpshëm me tifozët e klubit. Xhaka ishte zëvendësuar nga Bukayo Sako në minutën e 61 të ndeshjes së Arsenalit kundër Crystal Palacit duke e hedhur […]
Xhaka ishte zëvendësuar nga Bukayo Sako në minutën e 61 të ndeshjes së Arsenalit kundër Crystal Palacit duke e hedhur më pas fanellën dhe duke iu thënë tifozëve që “të shkonin e të qiheshin” pasi ata po e vërshëllenin ge përqeshnin gjithë kohës.
Pasi ia dha shiritin e kapitenit Pierre Emerick Aubameyangut, ai e vuri dorën në vesh kinse nuk po i dëgjonte vërshëllimat e revolvëristëve që ishin tepër të dëshpëruar me paraqitjen e tij.
Trajneri i tij, Unai Emery ka nënkuptuar se Xhaka do ta humbiste shiritin e kapitenit pas këtij gjesti duke e cilësuar si veprim të gabuar, shkruan Metro angleze, përkthen Periskopi.
Xhaka mësohet se nuk ka respektuar kërkesën e klubit që t’iu kërkonte falje tifozëve.
Por, pavarësisht kësaj, Federata zvicerane ka deklaruar se e mbështesin lojtarin e tyre dhe se ai do të mbetej kapiten i skuadrës.
“Jemi në kontakt me Granitin. Ne e çmojmë kualitetin dhe rëndësinë që ai posedon për ekipin kombëtar. Si rezultat, qëndrimi ynë për të nuk ndryshon.”/Periskopi












