Fansat janë të bindur se Pique qëllimisht u ndëshkua me të verdhë për një arsye interesante

Barcelona mund ta ketë mposhtur Sevillan 4-0 të dielën mbrëma, por e mbylli ndeshjen me nëntë lojtarë. Luis Suarez, Arturo Vidal dhe Ousmane Dembele shënuan për vendësit duke u dhënë një epërsi prej 3-0 në pjesën e parë. Dhe kur kishin mbetur edhe 10 minuta lojë, Lionel Messi kompletoi atë që dukej një natë perfekte […]
Luis Suarez, Arturo Vidal dhe Ousmane Dembele shënuan për vendësit duke u dhënë një epërsi prej 3-0 në pjesën e parë.
Dhe kur kishin mbetur edhe 10 minuta lojë, Lionel Messi kompletoi atë që dukej një natë perfekte për skuadrën e Ernesto Valverdes, duke shënuar nga gjuajtja e lirë, raporton Periskopi.
Por prapa pati kohë që të përjashtohej 20-vjeçari, Ronald Araujo në debutim. Dembele e përcolli atë në zhveshtore për shkak të protestave.

Dyshja tani do të mungojë në përballjen me Eibarin pas pushimit ndërkombëtar.
Tjetër lojtar që do të mungojë në ndeshjen e ardhshme është Gerard Pique, i cili mori kartonin e pestë të verdhë të sezonit në minutën e 85-të.
Pavarësisht se po avanconte 4-0, Pique u ndëshkua për sjellje jo sportive pasi goditi me frustrim topin.
Sidoqoftë, fansat besojnë se ai e bëri me qëllim.
Pas përballjes së Barçës kundër Eibarit zhvillohet “El Clasico”. Një karton i verdhë kundër Eibarit do të nënkuptonte në mungesën e Piques.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
#Pique ?? with his anti football getting his 5th yellow card. Expected it. #BarcaSevillaFC pic.twitter.com/DdhqLBBAt7
— Cant del Barça (@BarcaBooster) October 6, 2019












