Fansat e shajnë dhe e përqeshin, Xhaka heq dhe shqyen fanellën e Arsenalit (Foto)

Arsenali po bën një paraqitje tjetër të dobët, edhe pse mund të shënojë për 3-2 ndaj Crystal Palace-it. Por, ajo që la shije shumë të hidhur ishte sjellja e keqe e tifozëve të Arsenalit ndaj kapitenit të ekipit, Granit Xhakës. Xhaka u zëvendësua në minutën e 61 dhe u vërshëllye dhe sha vazhdimisht nga tifozët […]
Xhaka u zëvendësua në minutën e 61 dhe u vërshëllye dhe sha vazhdimisht nga tifozët revolverist që kanë pasur sjellje të keqe ndaj tij tash e dy vjet.
Kapiteni i Arsenalit dhe Zvicrës bëri një tjetër paraqitje dëshpëruese duke humbur topa dhe duke mos pasur koncentrim të duhur në ndeshje, shkruan Periskopi.
Arsenali ka formë katastrofale nën trajnerin Unai Emery, i cili po ngulmon që ta mbajë Xhakën në formacion. Ndërkohë, spanjolli ka larguar nga formacioni shqiptarin tjetër, Shkodran Mustafin.
Por, kësaj here Xhaka u tregua i mllefosur me tifozët e Arsenalit pasi e hoqi duke e shqyer fanellën e klubit të madh nga Lodra.












