Fansat e Milanit të frustruar me zgjedhjen e klubit për trajner të ri

Derisa Stefano Pioli po përgatitet të nënshkruajë një kontratë jo shumë luksoze dy-vjeçare me Milanin, fansat janë të frustruar që një tjetër fans i Interit po merr drejtimin e klubit. Pioli pritet ta zëvendësojë Marco Giampaolon si trajner i Milanit, dhe “Gazzetta dello Sport” potencon se ai do të përfitojë vetëm 1 milion euro në […]
Derisa Stefano Pioli po përgatitet të nënshkruajë një kontratë jo shumë luksoze dy-vjeçare me Milanin, fansat janë të frustruar që një tjetër fans i Interit po merr drejtimin e klubit.
Pioli pritet ta zëvendësojë Marco Giampaolon si trajner i Milanit, dhe “Gazzetta dello Sport” potencon se ai do të përfitojë vetëm 1 milion euro në sezon, që do të ngritej në 1.5 milion nëse ai arrin ta përfundojë kontratën, raporton Periskopi.

Kjo është shumë më pak se 4-4.5 milionë sa po kërkonte Luciano Spalletti për shërbimet e tij.
Mirëpo, zgjedhja e “Rossonerëve” për emërimin e tij nuk ka qenë asgjë tjetër veç kontraverse.
“PioliJashtë” është trendi kryesor në Twitter, pavarësisht se ish-tekniku i Interit ende nuk është emëruar formalisht. /Periskopi.com/












