Fansat e Man United do të tmerrohen kur ta kuptojnë cili trajner është propozuar në vend të Solskjaerit

Seriozisht, çka është duke ndodhur me Manchester Unitedin? Rezultatet zhgënjyese dhe forma e tmerrshme kanë qenë pjesë e pandashme e “Old Traffordit” tash e një kohë, derisa së fundmi skuadra e ka gjetur veten afër zonës së rrezikshme, raporton Periskopi. Trajneri, Ole Gunnar Solskjaer u kërkoi falje fansave pas humbjes së fundit 1-0 kundër Neëcastle […]
Rezultatet zhgënjyese dhe forma e tmerrshme kanë qenë pjesë e pandashme e “Old Traffordit” tash e një kohë, derisa së fundmi skuadra e ka gjetur veten afër zonës së rrezikshme, raporton Periskopi.
Trajneri, Ole Gunnar Solskjaer u kërkoi falje fansave pas humbjes së fundit 1-0 kundër Neëcastle Unitedit, që e vazhdoi ecurinë më të keqe të klubit që nga vitet e 80-ta.
Situata është aq e keqe sa që Unitedi tani po konsiderohet si një skuadër e mesit të tabelës.
Sam Allardyce së fundmi tha se 20 herë kampioni anglez seriozisht mund të luftojë për mbijetesë nëse gjërat mbesin kështu siç janë.

Dhe nëse befasisht ndodh që “Djajtë e Kuq” të përballen me rënie nga liga, cili trajner do të mund t’i shpëtonte ata nga turpi?
Në rregull, duhet ta pranojmë se këtë konkludim hipotetik e çuam shumë larg, por kjo pak i intereson fansit të “Djajve të Kuq”, Andy.
Kjo pasi ai ka kërkuar që pikërisht Sam Allardyce ta zëvendësojë Soslskjaerin, nëse këtij të fundit i tregohet dera.
“Nëse e largojnë Olen, gjë të cilën do ta bëjnë nëse gjërat nuk përmirësohen, atëherë nuk do ta kisha problem ‘Big Samin’,” u shpreh ai me anë të një telefonate në radio.
“Ka pasur spekulime për Allegrin, Zidanen, Pochettinon.
“Njerëzve u pëlqen Allardyce pasi i vë gjërat në lëvizje, kaq thjesht, kaq shpejt – këtë do ta bëja, nëse jeni me mua le të shkojmë, nëse jo – shihemi më vonë.” /Periskopi.com/
“If they get rid of Ole then I wouldn’t mind Big Sam!” ?
“There’s talk of Poch… we’ve got more trophies in Red Cafe than him!” ?
“Allardyce puts it forward so simple & so straightforward.” ?
Andy the #MUFC fan tells Big Sam he wants him in at Old Trafford!
Thoughts? ? pic.twitter.com/XUyXQwqvSF
— talkSPORT (@talkSPORT) October 8, 2019












