Emery në konferencë për shtyp: Ky është lajmi i madh për Granit Xhakën

Arsenali ka bërë edhe një paraqitje tjetër tejet të dobët kundër Crystal Palace, shkruan Periskopi. Por, ajo që la shije shumë të hidhur ishte sjellja e keqe e tifozëve të Arsenalit ndaj kapitenit të ekipit, Granit Xhakës. Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka thënë se kapiteni Granit Xhaka është i mërzitur për përplasjen që kishte […]
Por, ajo që la shije shumë të hidhur ishte sjellja e keqe e tifozëve të Arsenalit ndaj kapitenit të ekipit, Granit Xhakës.
Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka thënë se kapiteni Granit Xhaka është i mërzitur për përplasjen që kishte pasur me tifozët e klubit në barazimin me Crystal Palacen të dielën, por ka shtuar se mesfushori shqiptar duhet të kërkojë falje për sjelljet.
Emery ka folur në konferencë për media, para përballjes Liverpool – Arsenal, të vlefshme për rundin e katërt të Carabao Cup. Ky takim zhvillohet nesër, derisa Xhaka nuk do të udhëtojë fare me ekipin.
“Nuk është e lehtë për të dhe për ekipin. Ai tani është i shkatërruar, i pikëlluar. Kemi biseduar të dielën mbrëma, dje dhe sot në mëngjes”, tha Emery.
“Ai ka stërvitur rregullisht me grupin por është i shkatërruar. Është shumë i mërzitur për atë situatë”, zbuloi Emery në konferencë për media.
Emery ka thënë se Xhaka duhet të kërkojë falje për këtë dhe ka shtuar se do t’ia sugjerojë një veprim të tillë.
“Po. Mendoj se kur bëjmë gabime individuale, duhet të kërkojmë falje për rrethanat. Preferoj ta bëj këtë. Ne ia sugjerojmë këtë”, ka thënë trajneri i Arsenalit.
/Periskopi/












