E turpshme ajo që po ndodh me stadiumin “Adem Jashari”, në gjendje të mjerueshme – UEFA ia mori licencën

Stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë është shembull i gjalë se çka mund t’i ndodh një arene sportive nëse nuk menaxhohet si duhet. Federata e Futbollit të Kosovës ka hequr dorë tërësisht nga kjo fushë, sigurisht e nxitur nga neglizhenca e institucioneve. “Adem Jashari” pritej të ishte opsioni kryesor i ndeshjeve të Kombëtares për shkak të […]

Federata e Futbollit të Kosovës ka hequr dorë tërësisht nga kjo fushë, sigurisht e nxitur nga neglizhenca e institucioneve.

“Adem Jashari” pritej të ishte opsioni kryesor i ndeshjeve të Kombëtares për shkak të madhësisë që posedon, por gjithçka ka shkuar si mos më keq falë dështimit të institucioneve.

Ishin premtuar shumë investime, por asnjë prej tyre nuk u realizua. E gjendja aktualisht është aq e keqe, sa që kjo e ka detyruar UEFA-n t’ia marrë licencën dhe tani e tutje aty më nuk do të mund të organizohet asnjë ndeshje.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëvendës-sekretari në Federatën e Futbollit të Kosovës, Arianit Ahmeti.

“Duhet të jemi realist në diçka. Stadiumin ‘Adem Jashari’ e kemi patur stadium të dytë, i cili ka qenë i licencuar tashmë më nuk e kemi atë licencë,” u shpreh fillimisht ai për “Sheshi”.

“Tashmë ne jemi tërhequr si Federatë sepse kemi pritur që nga janari të fillojnë punët për fillimin e rinovimit. Aty nuk filluan punët dhe ne tashmë e kemi vetëm stadiumin ‘Fadil Vokrri'”, përfundoi ai. /Periskopi.com/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova