Drenica në epërsi kundër Feronikelit, Llapi befasohet nga Vushtrria pas pjesës së parë

Janë mbyllur pjesët e para nga ndeshjet të cilat janë duke u zhvilluar aktualisht në kuadër të javës së 12-të në Superligën e Kosovës në futboll, raporton Periskopi. Drenica është duke e mposhtur me rezultat 1-0 Feronikelin si vendës, me Qemajl Elshanin që kaloi në epërsi drenicasit në minutën e pestë. Befasia më e madhe […]
Janë mbyllur pjesët e para nga ndeshjet të cilat janë duke u zhvilluar aktualisht në kuadër të javës së 12-të në Superligën e Kosovës në futboll, raporton Periskopi.
Drenica është duke e mposhtur me rezultat 1-0 Feronikelin si vendës, me Qemajl Elshanin që kaloi në epërsi drenicasit në minutën e pestë.
Befasia më e madhe po ndodh në Vushtrri, atje ku skuadra e fundit në tabelë po avancon 1-0 kundër Llapit.
Lamcaj realizoi golin e vetëm në minutën e 26-të. /Periskopi.com/












