Dhëndri i al-Baghdadit tregoi lokacionin e tij: Zbulon edhe thesarin e ISIS-it të varrosur në shkretëtirë

Dhëndri i al-Baghdadit tregoi lokacionin e tij: Zbulon edhe thesarin e ISIS-it të varrosur në shkretëtirë

Një nga njerëzit më të besueshëm të liderit të grupit terrorist “Shteti Islamik”, Abu Bakr al-Baghdadi, ka pranuar se terroristët e ISIS-it kanë “varrosur” në shkretëtirën e Irakut rreth 25 milionë dollarë, por më vonë ato ishin gjetur nga barinjtë. Mohammed Ali Sajet, që ishte i afërt me Baghdadin (dhëndër i tij) dhe anëtar i […]

Një nga njerëzit më të besueshëm të liderit të grupit terrorist “Shteti Islamik”, Abu Bakr al-Baghdadi, ka pranuar se terroristët e ISIS-it kanë “varrosur” në shkretëtirën e Irakut rreth 25 milionë dollarë, por më vonë ato ishin gjetur nga barinjtë.

Mohammed Ali Sajet, që ishte i afërt me Baghdadin (dhëndër i tij) dhe anëtar i ISIS-it që nga viti 2015, u arrestua nga zyrtarët irakianë dy muaj më parë në afërsi të qytetit të Bagdadit.

Ai u ka treguar vendndodhjen e Baghdadit në Siri duke u dhënë detaje për liderin e ISIS-it që këto ditë pushtoi ballinat e gazetave botërore, pasi u kap nga njësitet elitare të SHBA-ve, ku pasi e kuptoi se nuk ka nga t’ia mbath hodhi veten në erë në një bunker nëntokësor.

Gjatë një interviste dhënë Al Arabiya, Sajet që është në paraburgim në Irak tha se liderët e ISIS-it, përfshirë këtu edhe veten, dikur “varrosnin” dollarë, ari dhe argjend nëpër shkretëtirë. Ai pretendon se 25 milionë dollarë ishin humbur në shkretëtirën al-Anbar, por më vonë ishin gjetur nga barinjtë.

Ndërkaq i pyetur për vendin ku ishte fshehur Baghdadi, Sajet e ka përshkruar bunkerin nëntokësor si një hapësirë e mbushur me libra për fenë.

“Ishte një tunel nëntokësor 8 metra i gjatë dhe i gjerë afro 5 ose 6 metra. Brenda kishte një bibliotekë kryesisht me libra për fenë”, ka shtuar Sajet.

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot