Dardan Sejdiu: Humbëm zgjedhjet, pse po na sulmoni prapë?

Dardan Sejdiu: Humbëm zgjedhjet, pse po na sulmoni prapë?

Daradan Sejdiu nga PSD-ja ka reaguar ndaj statust të fundit të Salih Zybës së VV-së, ku ky i fundit, kishte ironizuar me Shpend Ahmetin duke i thënë se nuk do të bëhet deputet e as më kryetar komune. Sejdiu tha se sulmet e   militantëve të VV-së janë të padrejta dhe se është bindja e tyre […]

Sejdiu tha se sulmet e   militantëve të VV-së janë të padrejta dhe se është bindja e tyre se politika është luftë, kurse fitorja është hakmarrje.

Ai në statusin e tij në Facebook tha se “për çfarëdo ofendimi, sulmi dhe përpjekje për linçim do të detyrohemi, si individë dhe si grup, t’i drejtohemi organeve të drejtësisë. Kërkesat për internim të Kryetarit të Prishtinës meritojnë kallëzim penal. Së paku këtë mund ta bëjmë, tash pasi prej të hënës e tutje do të kemi drejtësi të çkapur nga kriminelët”, ka thënë Sejdiu.

Ja statusi i tij i plotë:

Lufta që vazhdon kundër PSD-së është shenjë dobësie. PSD pësoi humbje në zgjedhjet, por ajo do të vazhdojë përpjekjet dhe programin e vet. Është e drejtë e saj meqë jetojmë në shoqëri të lirë.

Mirëpo, atë që po e vërej nga sulmet e parreshtura të militantëve të LV-së është bindja e tyre se politika është luftë, kurse fitorja është hakmarrje.

Të parën mund ta vazhdojnë, por të dytën s’mund ta bëjnë. Së paku, jo në një shoqëri të lirë dhe demokratike, ku njeriu ka të drejtë të ketë bindje të ndryshme dhe të ndryshojë mendje saherë që do.

Në anën tjetër, një parti që sot nuk është në Parlament, nuk do të duhej të kishte rëndësi për pushtetin e ri. Ai i fitoi zgjedhjet duke premtuar burg për hajna, mosndryshim të kufijve dhe rrëzim të PDK-së.

E, këto nuk u zhdukën të hënën në mëngjes. Hajnat janë ende të lirë, për ndryshim të kufijve ende po flitet – kurse PDK vazhdon të jetë në Kuvend.

Ndërkohë, vazhdon lufta dhe linçimet kundër PSD-së, e cila nuk ka vjedhë gjë, nuk përkrahu ndarjen e vendit dhe – nuk është në Kuvend.

Shpresoj se fitorja në zgjedhje nuk u arrit për ta linçuar PSD-në. Nëse po, atëherë ne paskemi qenë arsyeja e vërtetë e së keqes në këtë vend – kurse qeverisjet e kaluara paskan qenë vetëm arsyetim elektoral.

N’rregull. Krejt në fund, më duhet ta theksoj një gjë: për çfarëdo ofendimi, sulmi dhe përpjekje për linçim do të detyrohemi, si individë dhe si grup, t’i drejtohemi organeve të drejtësisë. Kërkesat për internim të Kryetarit të Prishtinës meritojnë kallëzim penal.

Së paku këtë mund ta bëjmë, tash pasi prej të hënës e tutje do të kemi drejtësi të çkapur nga kriminelët.

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin