Çuda Brexit: Kryeministri britanik provon për herë të katërt që ta rrëzojë veten

Boris Johnson do të provojë për të katërtën here që të sigurojë zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi deputetët e kishin refuzuar planin e tij. Kryeministri britanik tash po provon të sigurojë aprovimin e deputetëve për datën 12 dhjetor për zgjedhjt e përgjithshme përmes një projektligji një-vargësh – për të cilin vyen mbështetja e më pak […]
Kryeministri britanik tash po provon të sigurojë aprovimin e deputetëve për datën 12 dhjetor për zgjedhjt e përgjithshme përmes një projektligji një-vargësh – për të cilin vyen mbështetja e më pak deputetëve se në përpjekjet e tjera.
Por, burime brenda kryeministria thonë që do të pranonin zgjedhje për 11 dhjetor për të marrë mbështetjen e partive opozitare, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Z.Johnson tha që “paraliza” mund të vazhdonte, por Laboristët thane që një Brexit pa marrëveshje duhej të hiqej nga tavolina e të konsiderohej e papranueshme.
Kjo ngjarje vjen pas marrëveshjes me liderët e BE-së për të shtyer datën e Brexitit më 31 janar.
Tashmë qeveria ka thënë se do të braktis përpjekjet e saj për të kaluar projektligjin e Brexitit, tash për tash./Periskopi











