Crvena Zvezdës nuk i lejohet hyrja në Kosovë, do të ndalohen në kufi

Crvena Zvezdës nuk i lejohet hyrja në Kosovë, do të ndalohen në kufi

Serbia po tenton që sovranitetin e Kosovës ta cënojë edhe përmes sportit. Lidhur me këto veprime të Beogradit, sot është planifikuar të mbahet një ndeshje futbollistike ndërmjet ekipit të Crvena Zvezdës dhe ekipit të Trepçës ilegale. Ndeshja planifikohet të mbahet në Kosovë, përkatësisht në Mitrovicë, ani pse i takon 1/16 të Kupës së Serbisë. Gjithsesi, […]

Serbia po tenton që sovranitetin e Kosovës ta cënojë edhe përmes sportit. Lidhur me këto veprime të Beogradit, sot është planifikuar të mbahet një ndeshje futbollistike ndërmjet ekipit të Crvena Zvezdës dhe ekipit të Trepçës ilegale.

Ndeshja planifikohet të mbahet në Kosovë, përkatësisht në Mitrovicë, ani pse i takon 1/16 të Kupës së Serbisë.

Gjithsesi, Crvena Zvezda mund të kthehet prapa ende pa hyrë në territorin e Republikës së Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut të Mitrovicës, Branislav Radoviq, për lajmi.net ka konfirmuar se ekipi i Crvena Zvezdës, ani pse është nisur qysh ditën e djeshme, ende nuk ka hyrë në Kosovë.

Ai ka thënë se skuadrës serbe nuk do t’i lejohet hyrja në Kosovë.

“Crvena Zvezda nuk ka mbërritur në Kosovë. Unë jam pyetur për këtë çështje edhe mbrëmë nga mediat serbe dhe përgjigja ime është e njëjtë edhe sot se skuadrës nga Beogradi nuk do t’i lejohet hyrja në Kosovë. Njësoj atyre u është ndaluar zhvillimi i ndeshjes në fjalë”, ka thënë Radoviq.

Megjithatë, ai nuk e përjashton mundësinë se mund të ndryshojë vendimi që Crvena Zvezda të lejohet të hyjë në Kosovë.

“Nuk e di nëse diçka do të ndryshojë në momentet e fundit por deri më tani vendimi është që të mos lejohet hyrja e Crvena Zvezdës në Kosovë”, ka thënë tutje ai.

FFK-ja kërkoi nga FIFA që të pengojë zhvillimin e kësaj ndeshjeje, duke u thirrur në të drejtën e garantuar si organizatore e vetme e garave të futbollit në territorin e Kosovës.

Por FIFA, befasisht, mori qëndrim që shkon në favor të Serbisë dhe në dëm të futbollit kosovar dhe FFK-së.

Duke u thirrur në një vendim të Gjykatës për Arbitrazh Sportiv, përkatësisht në një nen të vendimit të CAS-it kur refuzoi ankesën e Federatës së Serbisë ndaj vendimit të UEFA-s për pranim të Kosovës, FIFA ka inkurajuar FFK-në që të tërheqë kërkesën e bërë në organet e sigurisë së Kosovës, në mënyrë që ndeshja të zhvillohet.

FIFA është thirrur në një pikë të vendimit të CAS-it ku thuhet se “Fakti që klube të caktuara në veri të Kosovës aktualisht luajnë nën juridiksionin e Federatës së Serbisë, nuk minon autoritetin e përgjithshëm organizues të FFK-së në territorin e vet, që është dëshmuar me aplikimin për anëtarësi të FFK-së”.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova