Challandes: Përballja me Malin e Zi është ndeshje e madhe në historinë tonë

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes është duke mbajtur konferencë për shtyp para ndeshjeve të ardhshme, shkruan Periskopi. Me 10 tetor, Kosova do ta zhvillojë miqësoren kundër Gjibraltarit në Prishtinë. Kurse, me 14 tetor, të hënën, Kombëtarja kosovare do ta zhvillojë njërën ndër ndeshjet më të rëndësishme në eliminatoret për Kampionatin Evropian, ku në […]
Me 10 tetor, Kosova do ta zhvillojë miqësoren kundër Gjibraltarit në Prishtinë.
Kurse, me 14 tetor, të hënën, Kombëtarja kosovare do ta zhvillojë njërën ndër ndeshjet më të rëndësishme në eliminatoret për Kampionatin Evropian, ku në stadiumin “Fadil Vokrri” përballet me Malin e Zi.
Sipas trajnerit, ndeshja kundër Malit te Zi është me rëndësishmja deri me tani.
Edhe ndeshje me Gjibraltarin është shumë me rëndësi. Ndeshja me Malin e Zi është ndeshje e madhe në historinë tonë. Por, vërtetë është shumë ndeshje e rëndësishme, sepse me një fitore eventuale, do të thotë se kemi shpresë të kualifikohemi në Kampionatin Evropian 2020. Tri pikë më shumë, na duhen edhe më shumë që të ëndërrojmë. Është ndeshje shumë e rëndësishme, por e rrezikshme, unë do të shpjegoj pse. Fillimisht Mali i Zi është shumë skuadër e mirë dhe nëse dikush prej ne nuk mendon kështu, atëherë ka probleme me veten”, transmeton Challandes.
https://www.facebook.com/periskopi/videos/396668967682642/?__xts__[0]=68.ARBA8z1CDCxOsb3y0AP630LEeooO59qXHHBdPyXlwgDcLafF2zK98p1qMrekftk0sU3kbTuav9UXjjyIoO88J2TFJ6SePyxvv_jdoVoFIFfMRlgTCLj2v64D2yWG0eV-g_lSyFiKSCawvlo6IjlLIIKnSRlARopc_bufLKeDOyVE8hX0ga26OEcYdJ3186OvtuIzy2kte0TEghi6b3FUVQIajQdiLRmZFUw8zyzWp4-qa5gT8V2LGCWlHcFYd3ofBBIGyyPX-93iVzIlgOTNZdnbllZKbRRIzRVK8MJcfUUusdQP7nzS-eclOrVaRxCR2ZEq5jDuhTMtIcZovDphkXHhYUFp3Jslq0o&__tn__=-R
/Periskopi/












