‘Bleacher Report’ kërkon më shumë fanella me dizajn brilant si të Kosovës nga Kombëtaret e tjera

Jemi vetëm disa ditë larg aksionit të Kombëtares së Kosovës në futboll. “Dardanët” më 10 tetor ndeshen me Gjibraltarin, derisa katër ditë më vonë presin Malin e Zi në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet “Euro 2020”, raporton Periskopi. Pak para këtyre ndeshjeve, uebsajti gjigant i sportit botëror, “Bleacher Report” ka bërë një postim të fanellave […]
“Dardanët” më 10 tetor ndeshen me Gjibraltarin, derisa katër ditë më vonë presin Malin e Zi në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet “Euro 2020”, raporton Periskopi.
Pak para këtyre ndeshjeve, uebsajti gjigant i sportit botëror, “Bleacher Report” ka bërë një postim të fanellave më të bukura nga ndeshjet e kaluara.
Në mesin e këtyre fanellave është edhe ajo Kosovës. Në mbishkrimin e postimit shkruhet:
“Pushimi ndërkombëtar = më shumë fanella të tilla.”
Përveç asaj të Kosovës, në foto shihet edhe fanella e Nigerisë, Anglisë dhe Meksikës. /Periskopi.com/
International break = more of these kits ? pic.twitter.com/lipI5WGhia
— B/R Football (@brfootball) October 7, 2019












