Barcelona dhe Interi pranë një shkëmbimi interesant

Barcelona thuhet se është e interesuar të shkëmbejë mesfushorin e Interit Stefano Sensi me objektivin e ‘Nerazzurrit’ për një kohë të gjatë Ivan Rakitic. 24-vjeçari u bashkua me Interin nga Sassuolo gjatë verës, si huazim me të drejtë blerje për 25 milionë euro. Ai e ka gjetur shpejt formën nën Antonio Conte, duke u vendosur […]
Barcelona thuhet se është e interesuar të shkëmbejë mesfushorin e Interit Stefano Sensi me objektivin e ‘Nerazzurrit’ për një kohë të gjatë Ivan Rakitic.
24-vjeçari u bashkua me Interin nga Sassuolo gjatë verës, si huazim me të drejtë blerje për 25 milionë euro.
Ai e ka gjetur shpejt formën nën Antonio Conte, duke u vendosur si krijues i thellë në mesfushën e Interit, transmeton lajmi.net.
Sipas Sport, shfaqjet e tij nuk kanë kaluar pa u vërejtur pasi Barca tashmë kanë qenë në kontakt me përfaqësuesit e lojtarit.
Sipas gazetës, Katalanasit po kërkojnë të depërtojnë me një ofertë për të shkëmbyer Rakitic me të.
Sensi ka shënuar tre gola në shtatë ndeshje të Serie A dhe ka siguruar katër asistime këtë sezon, megjithëse ai është mënjanuar me lëndime javët e fundit.












