Ballkani pa telashe kundër Dukagjinit – tri gola për tri pikë

Skuadra e Ballkanit ka vazhduar me fitore edhe në kuadër të xhiros së 12-të. Ballkani ka shënuar fitore kundër skuadrës së Dukagjinit, me rezultatin 3:0, shkruan lajmi.net. Golin e parë në këtë takim e realizoi Blendi Baftiu, kur po luhej minuta e 18’ e takimit. Vetëm katër minuta më vonë, ishte Arbër Hoxha ai që […]
Skuadra e Ballkanit ka vazhduar me fitore edhe në kuadër të xhiros së 12-të.
Ballkani ka shënuar fitore kundër skuadrës së Dukagjinit, me rezultatin 3:0, shkruan lajmi.net.
Golin e parë në këtë takim e realizoi Blendi Baftiu, kur po luhej minuta e 18’ e takimit.
Vetëm katër minuta më vonë, ishte Arbër Hoxha ai që tundi rrjetën e mysafirëve, për të dyfishuar epërsinë e skuadrës nga Theranda.
Takimin e vulosi Jetmir Topalli, në minutën e fundit të pjesës së parë, që Ballkani të shkonte në pushim me epërsinë e tri golave.
Me këtë fitore, Ballkani merr kreun e tabelës, pas humbjes së Gjilanit. Ballkani numëron 26 pikë në krye të tabelës.












