Ashtu siç pritej, Wanda Nara ka disa fjalë për “Derbin e Italisë”

Wanda Nara ke deklaruar se bashkëshorti i saj, Mauro Icardi i ka munguar “Derby d’Italy”, shkruan Periskopi. Gjatë afatit kalimtar të verës, Mauro Icardi u largua nga Interi në drejtim të PSG-së, dhe u zëvendësua nga sulmuesi belg Romelu Lukaku. Bashkëshortja e sulmuesit argjentinas ka komentuar ndeshjen e mbrëmshme midis Interit dhe Juventusit. “Në pjesën […]
Gjatë afatit kalimtar të verës, Mauro Icardi u largua nga Interi në drejtim të PSG-së, dhe u zëvendësua nga sulmuesi belg Romelu Lukaku.
Bashkëshortja e sulmuesit argjentinas ka komentuar ndeshjen e mbrëmshme midis Interit dhe Juventusit.
“Në pjesën e parë dukej që Interi kishte më shumë nga loja”, tha Nara.
“Icardi ka shënuar tetë gola në 11 ndeshje kundër Juventusit. Mauro është mungese e madhe edhe në Ligën e Kampionëve”, ka përfunduar Wanda.
Ndeshja ka përfunduar me rezultat 1-2 në të mirë të Juventusit.
Golin për Interin e ka shënuar Lautaro Martinez nga pika e bardhë. Ndërsa, për Juventus dy golat i kanë shënuar Dybala dhe sulmuesi tjetër argjentinas Higuain. /Periskopi/












