Arsyeja e vërtetë pse po injorohet Avdijaj nga Challandes

Ylli i Kombëtares së Kosovës dhe Trabzonsporit, Donis Avdijaj përsëri nuk është ftuar nga trajneri, Bernard Challandes, për dy ndeshjet e ardhshme të “Dardanëve”. Kaltëreverdhit fillimisht zhvillojnë miqësore me Gjibraltarin më 10 tetor, para se të luajnë kundër Malit të Zi në “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”, raporton Periskopi. Në konferencë […]
Ylli i Kombëtares së Kosovës dhe Trabzonsporit, Donis Avdijaj përsëri nuk është ftuar nga trajneri, Bernard Challandes, për dy ndeshjet e ardhshme të “Dardanëve”.
Kaltëreverdhit fillimisht zhvillojnë miqësore me Gjibraltarin më 10 tetor, para se të luajnë kundër Malit të Zi në “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”, raporton Periskopi.

Në konferencë për shtyp, duke u munduar ta arsyetojë vendimin e tij për Avdijajn, Challandes u shpreh:
“Unë jam trajner dhe marr vendime, të cilat i bazojë në disa faktorë. Vendimi për të mos e ftuar Donisin është i bazuar në disa principe të mia.”
Sidoqoftë, sipas raporteve, arsyeja e vërtetë pse po injorohet Avdijaj është sepse lojtari kishte shprehur pakënaqësinë e tij ndaj mungesës së minutazhit te Challandes, dhe kjo ka nxitur një mosmarrëveshje mes dyshes. /Periskopi.com/












