A do të vijnë në Prishtinë ekspertët e Zvicrës që pëgatiten raportin për Astrit Deharit

A do të vijnë në Prishtinë ekspertët e Zvicrës që pëgatiten raportin për Astrit Deharit

Mediat kanë raportuar se ekspertët që kanë punuar në raportin e përgatitur në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Lozanë, këtë javë do të vijnë në Kosovë për të sqaruar më shumë rreth ekspertizës mbi vdekjen e ish-aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari. Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë, në Kosovë u bë i njohur pasi kreu […]

Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë, në Kosovë u bë i njohur pasi kreu ekspertizën për vdekjen e Astrit Deharit, që vdiq në Qendren e Paraburgimit në Prizren, më 6 nëntor 2016.

Nga ky institut refuzojnë të tregojnë nëse ekspertët që punuan në raportin mbi vdekjen e Deharit – që u bë publik ditë më parë – do të vijnë në Kosovë për të dhënë sqarime.

“Informatat do të shkojnë te autoriteti kompetent. Qendra Universitare e Mjekësisë Ligjore në Lozanë nuk jep ndonjë informacion për rastet”, ka thënë Aline Chaupond, asistente e drejtorit të Institutit.

Duke mos i besuar një raporti të kryer nga mjekësia ligjore në Kosovë, që thotë se djali i tyre kreu vetëvrasje, Familja Dehari i kërkoi Prokurorisë që ekspertiza tjetër të kryhet në Zvicër. Instituti zviceran e dorëzoi javë më parë në Kosovë raportin e detajuar, duke i lënë pak shancë se Dehari mund të ketë kryer vetëvrasje.

“Si përfundim, hipoteza e vetëvrasjes së z. Dehari Astrit me mjetet e paraqitura nga mjekët ligjorë nuk duket e vërtetë. Për këtë arsye rrethanat e vdekjes së z. Dehari Astrit janë, sipas mendimit tonë, të përfshira me një dyshim të intervenimit të personit të tretë në procesin fatal. Ekzaminimet plotësuese janë të nevojshme për të përjashtuar intervenimin e personit të tretë në vdekjen e z. Dehari Astrit”, thuhej në konkluzat e raportit që u bo publik të enjten e kaluar kur Familja Dehari dhe avokati i tyre, Tomë Gashi, e morën një kopje të ekspertizës nga Prokuroria Themelore të Prizrenit.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik