Për më pak viktima nga aksidentet rrugore kërkohen më shumë para nga shteti

Në kuadër aktiviteteve për të shënuar Ditën botërore të përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor, Policia e Kosovës gjatë ditës sotme ka realizuar një prezantim mbi sigurinë në trafikun rrugor. Me këtë rast, u kërkua vetëdijesim më i madh i qytetarëve në trafik, sigurim të automjeteve dhe ngritje të sigurisë rrugore në një agjendë më […]
Me këtë rast, u kërkua vetëdijesim më i madh i qytetarëve në trafik, sigurim të automjeteve dhe ngritje të sigurisë rrugore në një agjendë më të lartë.
Nga Këshilli i Sigurisë për Siguri në Trafik në Ministrinë e Infrastrukturës, Fejzullah Mustafa tha se siguria rrugore duhet vendoset në një agjendë më të lartë se sa është tani, por për të realizuar këtë nevojitet dhe buxhet.
“Kërkohet nga të gjitha mekanizmat ndërkombëtare qoftë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara nga BE që siguria rrugore të vendoset në një agjendë më të lartë se sa është tani”, tha ai.











