3 milionë euro për një votë, ky është skandali i radhës nga Beckenbauer

3 milionë euro për një votë, ky është skandali i radhës nga Beckenbauer

Franz Beckenbauer do të mbetet përgjithmonë në historinë e futbollit botëror si një legjendë e tij për rolin në fushën e lojës si lojtar, por edhe si trajner. Megjithatë, në vitet pas futbollit po njihet ana tjetër e medaljes së kësaj legjende, pasi thuajse në çdo skandal korrupsioni në futboll në vitet e fundit, del […]

Franz Beckenbauer do të mbetet përgjithmonë në historinë e futbollit botëror si një legjendë e tij për rolin në fushën e lojës si lojtar, por edhe si trajner. Megjithatë, në vitet pas futbollit po njihet ana tjetër e medaljes së kësaj legjende, pasi thuajse në çdo skandal korrupsioni në futboll në vitet e fundit, del edhe emri i tij.

Sikur të mos mjaftonte çështja e ryshfeteve të marra e të dhëna për Botërorin 2006 ku ai ishte në grupin organizator të aktivitetit, edhe në ato pasardhëse ai ka pasur thuajse gjithmonë gisht, me hetime që kanë treguar përfshirjen e tij në caktimin e Botërorëve 2010 e së fundi edhe atij 2018. Revista gjermane “Der SpeigeL” ka publikuar një artikull ku tregon një këmbim e-mailesh mes menaxherit të Beckenbauer, Fedor Radman, dhe grupit organizator të Rusi 2018 para votimit vendimtar në Këshillin e FIFA-s për këtë aktivitet.

Menaxheri i tij kishte bërë të qartë se nëse “vlerësohej” siç duhej, Beckenbauer do të votonte për Rusinë, ashtu siç ai bëri më pas duke e pranuar publikisht. Të njëjtat burime tregojnë se “vlerësimi” bazë, që do të thotë thjesht vota pro Rusisë ishte 3 milionë euro, ndërsa 1.5 milionë euro të tjera do të shkonin në llogarinë e Beckenebauer nëse në fund Rusia do të shpallej vend organizator, siç ndodhi.

Në disa e-maile të zyrtarëve rusë tregohet se si ishte situata me kandidaturën në ato vite dhe se si pritej të votonin disa prej anëtarëve të Ekzekutivit të FIFA-s, mes të cilëve Beckenbauer. Ky i fundit është dënuar zyrtarisht edhe nga FIFA pak vite më parë, pasi nuk i kthente përgjigje Komisionit të saj të Etikës për disa dhurata që kishte marrë në aktivitete zyrtare duke anashkaluar rregulloret e FIFA-s. Ai është aktualisht nën hetim nga Prokuroria Gjermane për rolin e tij në skandalin e ryshfeteve për Botërorin 2006.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova