Zyrtare: Mavraj prezantohet te klubi i ri

Mërgim Mavraj është zyrtarizuar si futbollist i Ingolstadt në Bundesligën 2 gjermane. Futbollisti i kombëtares shqiptare të futbollit, ndërpreu bashkëpunimin me Arisin në Greqi për të nisur një aventurë të re në Gjermani. Ishte Telesport që zbuloi pak ditë më parë se mbrojtësi kuqezi do të linte klubin grek, për të firmosur për një klub […]

Ishte Telesport që zbuloi pak ditë më parë se mbrojtësi kuqezi do të linte klubin grek, për të firmosur për një klub gjerman, aty ku më herët ka luajtur në nivelet më të larata.

Tashmë futbollisti i kombëtares shqiptare do të vishet me ngjyrat “kuqezi” të Ingolstadt, që rastësia e do të jenë të njëjta me ato të kombëtares kuqezi, pjesë e së cilës është dhe Mavraj. Me anë të një foto të publikuar në rrjetin social facebook, Mavraj ka prezantuar veten të veshur me ngjyrat kuqezi teksa shkruan: “Ngjyra magjike kuqezi”.

Kontrata e futbollistit shqiptar do të jetë e vlefshme deri në fund të vitit 2020, e cila do të jetë me të drejtë rinovimi. Gjatë gjysmës së sezonit që qëndroi në Greqi, Mavraj u aktivizua shumë pak me ekipin e Arisit. Klubi dhe drejtuesit e ekipit grek patën pritshmëri të larta në fillim, por me kalimin e javëve futbollisti i kombëtares dhe lojtarë të tjerë u vunë në shënjestër të kritikave për mungesën e rezultateve.

https://www.facebook.com/m.mavraj15/posts/898066337030628

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova