Zhegrova thyen heshtjen, flet për interesimin e Barcelonës dhe Milanit

Zhegrova thyen heshtjen, flet për interesimin e Barcelonës dhe Milanit

Edon Zhegrova aktualisht mund të jetë ndër futbollistët më të lumtur në botë. Derisa mediat e mëdha evropiane po raportojnë se dy gjigantët e kontinentit të vjetër, Milani dhe Barcelona kanë shprehur interesim për mesfushorin ofanziv të Genkut, vetë lojtari shpreh kënaqësi që emri i tij këto ditë po ndërlidhet me klubet e mëdha nga […]

Edon Zhegrova aktualisht mund të jetë ndër futbollistët më të lumtur në botë.

Derisa mediat e mëdha evropiane po raportojnë se dy gjigantët e kontinentit të vjetër, Milani dhe Barcelona kanë shprehur interesim për mesfushorin ofanziv të Genkut, vetë lojtari shpreh kënaqësi që emri i tij këto ditë po ndërlidhet me klubet e mëdha nga Italia dhe Spanja.

Zhegrova e ka komentuar interesimin e Milanit dhe Barcelonës për shërbimet e tij në një prononcim për Gazetën Express.

19-vjeçari tregoi se edhe disa klube tjera të mëdha kanë shprehur interesim për shërbimet e tij, duke mos e përjashtuar një lëvizje së shpejti, pasi tha “jemi në bisedime për ta zgjedhur opsionin më të mirë për mua”.

“Po ndihem shumë mirë. Normalisht se do të ishte nder për mua të luaj në një klub si Barcelona apo Milani. Por, kam edhe oferta të tjera dhe jemi në bisedime”, ka deklaruar Zhegrova për Express, rreth thashetheme të medieve botërore për interesimin e Barcelonës dhe Milanit.

Zhegrova nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit nga klubi i madh belg qysh në afatin kalimtar të janarit. “Nuk dihet, jemi në bisedime”, tha ai.

“Edhe pse nuk kam pasur minuta të mjaftueshme me Genkun, unë kam punuar shumë dhe do të vazhdoj të punoj si gjithmonë. Tash jemi në bisedime për ta zgjedhur opsionin më të mirë për mua”, theksoi futbollisti i transferuar jashtë Kosovës para pak vitesh nga gjiganti kosovar, FC Prishtina.

Zhegrova ka bërë 12 paraqitje këtë edicion me Genkun, duke realizuar 4 gola, teksa ka dhuruar edhe një asist.

Ai ka luajtur në total vetëm 617 minuta, prej tyre 310 në Ligën e Belgjikës, kurse të tjerat të ndara në kualifikime për Europa League, korrik e gusht, si dhe në Kupa.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova