Zhegrova i ‘trullos’ mbrojtësit e Schalkes (VIDEO)

Zhegrova i ‘trullos’ mbrojtësit e Schalkes (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, e ka publikuar një video në llogarinë e tij në Instagram, ku ai shihet duke i dribluar mbrojtësit e ekipit kundërshtar, të cilët tentonin ta ndalnin kosovarin duke përdorur forcën fizike. Të premten u zhvillua një ndeshje miqësore mes Schalkes dhe Genkut në stadiumin Municipal Guillermo Amor, e […]

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, e ka publikuar një video në llogarinë e tij në Instagram, ku ai shihet duke i dribluar mbrojtësit e ekipit kundërshtar, të cilët tentonin ta ndalnin kosovarin duke përdorur forcën fizike.

Të premten u zhvillua një ndeshje miqësore mes Schalkes dhe Genkut në stadiumin Municipal Guillermo Amor, e cila përfundo baras me rezultat 2-2. Edhe pse Zhegrova nuk arriti të shënojë apo asistojë në këtë ndeshje për Genkun, ai e mori vëmendjen në forma të tjera, transmeton Gazeta Express.

Në një pjesë të ndeshjes, Zhegrova e mori topin në krahun e djathtë dhe filloi të shkonte drejt portës së kundërshtarëve. Përkundër që tre mbrojtës të Schalkes tentuan t’ia marrin topin dhe ta rrëzojnë atë, Zhegrova arriti ta mbajë topin dhe t’ia pasojë një bashkëlojtari të tij.

 

View this post on Instagram

 

#vs #schalke04 ??⚽️?

A post shared by Edon Zhegrova (@edonzhegrova10) on

Zhegrova i ka bërë vetëm 12 paraqitje për Genkun gjatë këtij sezoni, shtatë prej të cilave ishin në ligën Jupiler Pro League, nivelin e parë të futbollit në Belgjikë. Gjatë këtyre shtatë ndeshjeve, ai e ka shënuar vetëm një gol dhe nuk e ka bërë asnjë asist.

19-vjeçari nuk ka qenë pjesë e skuadrës së Genkut për asnjë ndeshje të Evropa Ligës, përveç katër ndeshjet që i kishte zhvilluar gjatë fazës kualifikuese. Në ato katër ndeshje, ai i kishte shënuar dy gola dhe e kishte asistuar një tjetër.

Përfshirje më të madhe në skuadër Zhegrova nuk kishte pasur as në kupën e Belgjikës, Beker Van Belgie, pasi që aty kishte luajtur vetëm në ndeshjen kundër Lommel, në rundin e gjashtë të kupës. Ndërsa, në dy ndeshjet e tjera para se të eliminohej Genku nga kupa, Zhegrova nuk kishte qenë as pjesë e skuadrës.

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova