Ylli i Cityt dhe Liverpoolit jep dorëheqje si trajner për t’u hetuar për ngacmim

Craig Bellamy përkohësisht ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të grupmoshave U-18 te Cardiff City derisa klubi po heton akuzat për ngacmime dhe sjellje ksenofobie që ka bërë ai ndaj një lojtari. Prindërit e një lojtari të akademisë janë ankuar se Bellamy e ka ngacmuar djalin e tyre, duke detyruar ata që ta largojnë […]

Craig Bellamy përkohësisht ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të grupmoshave U-18 te Cardiff City derisa klubi po heton akuzat për ngacmime dhe sjellje ksenofobie që ka bërë ai ndaj një lojtari.

Prindërit e një lojtari të akademisë janë ankuar se Bellamy e ka ngacmuar djalin e tyre, duke detyruar ata që ta largojnë nga klubi shkaku i shqetësimeve për gjendjen e tij.

Bellamy ka bërë të ditur se do të dorëhiqet për t’ia mundësuar klubit që të hetojë akuzat që janë bërë ndaj tij.

“Jam në dijeni për akuzat që janë bërë ndaj meje përmes mediave. E kuptoj nevojën e Cardiff Cityt që të kryejë hetimet ndaj këtyre akuzave – me sugjerimin tim – unë përkohësisht jam larguar nga posti i trajnerit”, ka thënë Bellamy në një komunikatë për media.

Ish-lojtari i akademisë së Cardiffit, Alfie Madden ishte larguar nga klubi me këshill të prindërve shkaku i këtyre akuzave.

Prindërit kishin thënë se gjatë një takimi, Bellamy kishte fyer dhe kishte bërtitur. Në këtë takim ata kishin vendosur që djali i tyre të largohej pasi nuk donin që të përballej me një sjellje të tillë çdo ditë.

Të ngjashme
Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin