Ushqimet që duhet t’i konsumoni pas festave

Ushqimet që duhet t’i konsumoni pas festave

Pas festave të fundvitit, trupi ka nevojë për një moment detoksifikimi ose pastrimi: fruta, perime, por edhe erëza për t’u ndier menjëherë më mirë. -Lëngu i portokallit sapo zgjoheni në mëngjes, jep një kontribut të pakrahasueshëm vitamine C. Ai ju ndihmon që të parandaloni ftohjen dhe të pastroni trupin. Pavarësisht llojit të portokajve, e rëndësishme […]

-Lëngu i portokallit sapo zgjoheni në mëngjes, jep një kontribut të pakrahasueshëm vitamine C. Ai ju ndihmon që të parandaloni ftohjen dhe të pastroni trupin. Pavarësisht llojit të portokajve, e rëndësishme është që lëngun e tyre ta pini sapo ta shtrydhni. Kjo është një mënyrë më efikase.

-Orizi integral, ndryshe nga orizi i bardhë, që është i pasur me karbohidrate, pra me sheqerna, përmban shumë fibra, përveçse selen, magnez dhe proteina, të përsosur për të pastruar trupin.

-E dimë se ai nuk është një përbërës më vete, por uji është i pazëvendësueshëm kur kemi nevojë për të pastruar fizikun, nga toksinat e marra pas festave që tashmë kaluan. Dy litra në ditë do t’ju ndihmojnë shumë për t’u ndier menjëherë shumë mirë.

-Përveç hekurit dhe kalciumit, spinaqi përmban edhe shumë vitamina, minerale, veti antioksiduese, pastruese etj. Mënyra më e mirë që spinaqi të ruajë këto veti kaq të mira të tij është ajo e përgatitjes me avull dhe e marinosjes me limon dhe vaj ulliri.

-Peshku krudo ose i papërpunuar, është shumë i pasur me Omega 3, ndërsa ai është shumë i lehtë. Pas festave është më mirë që të përdorni më shumë atë sesa mishin, i cili i bëhet “barrë” mëlçisë. Perfekt është edhe pjekja e tij në furrë ose në zgarë pa asnjë përbërës tjetër.

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve