Tifozët e Reali i vënë pseudonim qesharak Gareth Bale

Tifozët e Reali i vënë pseudonim qesharak Gareth Bale

Gareth Bale nuk ka gëzuar asnjëherë simpati te mediet spanjolle, të cilat nuk e kanë kursyer aspak atë që në pikënisje konsiderohej një “yll” i padiskutueshëm i  Real Madridit. 29-vjeçari uellsian, që shpesh ka ekzaltuar shkallët e stadiumit me performancat e tij, është sërish në radhët e të dëmtuarve dhe rikthimi i tij te “galaktikët” […]

29-vjeçari uellsian, që shpesh ka ekzaltuar shkallët e stadiumit me performancat e tij, është sërish në radhët e të dëmtuarve dhe rikthimi i tij te “galaktikët” projektohet të ndodhë jo më parë se 19 janari, datë në të cilën Reali do të përballet me Sevillan.

Dëmtimi në pulpë i të enjtes ndaj Villarrealit bëri që Bale të linte fushën në mes të takimit që u mbyll në barazimin 2-2, duke zbehur kështu shpresat e madrilenëve për të arritur liderët e Barcelonës në La Liga.

E përditshmja spanjolle “AS”, por jo vetëm, kanë gjetur një pseudonim të ri për ish-“yllin” e Tottenhamit, duke e pagëzuar atë pa mëshirë si njeriu i kristaltë dhe njëherazi duke numëruar të gjitha dëmtimet e tij që nga mbërritja në “Bernabeu”.

Edhe pse mund të tingëllojë e pabesueshme, ky në të vërtetë përkon të jetë dëmtimi i 22-të për Gareth Bale që nga kalimi i tij për shifrën e 88 milionë funteve në vitin 2013 te Reali. Jo vetëm kaq, por, fatkeqësisht, kjo është hera e 8-të që ai pëson dëmtim në të njëjtin vend, pra në pulpën e këmbës.

I pafati Bale ka humbur plot 84 ndeshje me Realin për shkak të dëmtimeve, çka përkon me thuajse dy sezone të plota pa luajtur, kohë që mund të shtrihet edhe më shumë në rast se nuk ia del të rikthehet për sfidën me Sevillan.

Nga ana tjetër, Bale numëron 23 ndeshje këtë sezon me Realin, me kontribut direkt në 14 gola në të gjitha garat, 10 prej të cilave mbajnë firmën e tij, ndërkohë që ka ndihmuar për realizimin e katër të tjerëve me asistimet e tij.

Greth Bale apo “Njeriu i Kristaltë”? Kjo është “dilema” e tifozëve të Real Madridit.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova