Thaçi mirëpret takimin koordionues për dialogun të thirrur nga Kadri Veseli

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka mirëpritur takimin koordinues për dialog, të thirrur nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Ai këtë takim e ka quajtur të domosdoshëm për bashkërendim të hapave në fazën finale të dialogut. Njoftimi i plotë i presidentit: E mirëpres dhe mbështes takimin e sotëm koordinues për dialog, […]
Ai këtë takim e ka quajtur të domosdoshëm për bashkërendim të hapave në fazën finale të dialogut.
Njoftimi i plotë i presidentit:
E mirëpres dhe mbështes takimin e sotëm koordinues për dialog, si një veprim i domosdoshëm për bashkërendimin e hapave në fazën finale të dialogut. Kosova me vështirësi po e ndërton unitetin e domosdoshëm në çështjet e interesit shtetëror.
Mirëpo, nëse do të jemi të bashkuar, ne do ta përmbyllim me sukses edhe këtë kapitull të shtetndërtimit.
Si President i Republikës së Kosovës, vlerësoj lart përpjekjet e kryeparlamentarit Veseli për koordinimin ndërinstitucional dhe atë ndërmjet grupeve parlamentare për forcimin e unitetit politik.
Pavarësisht shkaqeve të mundshme, ikja nga përgjegjësia politike dhe bojkotimi i këtij procesi është në kundërshtim me interesin tonë shtetëror dhe atë të partnerëve tanë strategjikë.
Prandaj, askush nuk duhet të hezitojë që të marrë përgjegjësi në këtë fazë përfundimtare të dialogut, i cili pritet të përfundojë me një marrëveshje paqësore dhe gjithëpërfshirëse, që Kosovës do ia sigurojë njohjen nga Serbia dhe anëtarësimin në OKB, NATO dhe BE. HTH












