Rritet numri i lypësarëve në Kosovë

Bashkë me motrën dhe shokë e shoqe, del çdo ditë në rrugë. E vogla që nuk dëshironte të tregonte emrin, flet për jetën e vështirë që bënë në rrugë, çdo ditë duke zgjatur dorën dhe kërkuar lëmoshë. “Më shajnë, pështyjnë e shpesh më largojnë me forcë, por unë afrohem se aty e kam bukën”, tha […]
Bashkë me motrën dhe shokë e shoqe, del çdo ditë në rrugë. E vogla që nuk dëshironte të tregonte emrin, flet për jetën e vështirë që bënë në rrugë, çdo ditë duke zgjatur dorën dhe kërkuar lëmoshë.
“Më shajnë, pështyjnë e shpesh më largojnë me forcë, por unë afrohem se aty e kam bukën”, tha ajo.
E si ajo në tërë Kosovës kërkojnë lëmosh 556 persona, të cilët bazuar në përgjigjen e dhënë për “Indeksonline” nga Policia e Kosovës shumica janë shtetas të Shqipërisë.
“Problemi i kërkim lëmoshës si dukuri mbetet ende e pranishme në qytetet e Republikës së Kosovës sidomos në kryeqytet. Fëmijët në veçanti por edhe të rriturit të cilët kërkojnë lëmosh nuk janë vetëm shtetas të Kosovës, por sipas informacioneve dhe përvojave që kemi nga tereni një numër më i madh prej tyre janë shtetas të Shqipërisë”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Por, e vogla nga komuniteti rom, e cila kohën më të madhe e kalon në afër Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë thotë se ka lindur në Kosovë dhe këtu po vazhdon të jetojë.
Sipas Policisë së Kosovës, personat që kërkojnë lëmoshë konsiderohen të jetë pjesëtaret më të rrezikuar të shoqërisë, ku shumica e tyre i takojnë komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptas.
“Personat që kërkojnë lëmoshë konsiderohen pjesëtarët më të rrezikuar të shoqërisë siç janë: të miturit, të moshuarit, gratë e shoqëruara me fëmijë dhe kryesisht i takojnë minoriteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas”, kanë shpjeguar ata.
Numri më i madh i personave që kërkojnë lëmoshë janë nga qyteti i Prishtinës, ani pse edhe në qytetet tjera nuk mungojnë.
Aktualisht në Kosovë janë 362 të rritur të cilët kërkojnë lëmosh në rrugë, kurse numri i fëmijëve arrin shifrën e 194 fëmijë.












