Reagojnë punëtorët: Në Spital të Mitrovicës udhëheqësit po e zhvatin buxhetin

Punëtorët e Spitalit të Mitrovicës, me anë të një reagimi për media, kanë ngritur shqetësimet për zhvatjen dhe keqpërdorimin e buxhetit të Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, gjë që sipas tyre po bëhet qëllimisht nga individ të caktuar – raporton Periskopi. Në reagimin e tyre për këto zhvatje dhe keqpërdorime përmendet Ushtruesi i Detyrës së […]
Në reagimin e tyre për këto zhvatje dhe keqpërdorime përmendet Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, Enis Istrefi, i cili njëkohësisht është edhe neurolog.
Sipas punëtorëve të këtij Spitali, Istrefi bën manipulime me kujdestari, pasi thuajse asnjëherë nuk e mban atë, por gjithmonë paguhet.
Aty përmenden kontrolle në ordinanca private të mjekëve, në kohën kur ata do të duhej të ishin në orar të punës në Spitalin e Mitrovicës. Madje, ofrohen dëshmi për këto mungesa gjatë orarit të punës.
Punëtorët e Spitalit u bëjnë thirrje të gjithë akterëve që të ndërmarrin masa urgjente për parandalimin e kësaj zhvatje dhe këtyre manipulimeve.
Lexoni të plotë reagimin e Spitalit të Mitrovicës:
Zhvatja dhe keqperdorimi i buxhetit ne Spitalin e Pergjithshem – Mitrovice dhe manipulimet me kujdestari
Reparti i Neurologjise
Ud i Drejtorit Ekzekutiv dr. Enis Istrefi njeherit edhe Neurologe organizone kujdestari ne Repartin e tij vetem diteve te shtunde kur dihet se kujdestaria diteve te vikendit paguhet gati dyfishin e diteve tjera , e verteta eshte se ai pothuajese asnjehere nuk e mbane kujdestarin por vetem evidentohet dhe i paguhet kujdestaria pa kujdestaru fare. Kryetekniku i Repartit te Neurologjise Lavdim Demiri me dt. 30.12.2018 si dhe me dt. 12.01.2019 nuk ka qene fare ne kujdestari e kujdestaria i paguhet , ai vetem vikendeve kujdestaron e ne fakt jo vetem keto dy data por asnjehere nuk e mbane ndrrimin por vetem evidenton veten kinse ka kujdestaru dhe i kryhet pagesa pa kujdestaru fare.
Dr.Enis Istrefi UD.Drejtor i spitalit te pergjitheshem ne Mitrovice i cili eshte edhe maja e hierarkise se spitalit dhe personi pergjegjes per menagjimin e tije eshte drejteperdrejte i perfshire dhe jo vetem kaqe por eshte edhe ne rolin e prijesit ne keto keqeperdorime, zhvatje dhe manipulime te cilat jan duke ndodhur ne spital dhe e gjithe kjo ne kundershtim me statusin e Shskuks dhe me te gjitha rregullat dhe ligjet ne fuqi.
Te gjitha keto manipulime dhe keqeperdorime te parase publike ndodhin ne kete Repart per te cilat eshte ne dijeni Ud i Drejtorit Ekzekutiv dr Enis Istrefi pjese e te cilave eshte edhe ai vet.
Te gjitha mund te vertetohen nga protokolet , deshmitaret , listat e pagave dhe menyra tjera
Reparti i Internos
Me dt. diten kur dr. Bajram Meziu ishte kujdestar nuk ndodhej ne Spital por kontrollon pacient ne ordinancen e tij private ne Skenderaj.
deshmi ; Raporti i leshuar pacientit ne Ordinancen e tije private.
Gjithashtu Internistat sipas listes se kujdestarive figuron se kujdestarojne nga dy mjek e ne fakt kujdestaron vetem nji e paguhen dy mjek
Reparti i ORL-se dhe Oftalmologjise
Mjeket ne kete Reparte nuk kujdestarojne fare ne keto Reparte dorezojne evidenca kinse kan kujdestaru e ne fakt asnjeri nga ata nuk kujdestaron e pere keto mashtrime ata shperblehen me shume te medha parashe ne emer te kujdestarive .
- Enver Asllani specialist i ORL-se diten kur ka qene kujdestare me dt. 24.12.2018 nuk ka qene ne Spital fare , ai ka kontrollu pacente ne ordinancen e tij private , e keqja me e madhe eshte se ai ne Ordinancen e tij private ka leshu pacientit raport te Spitalit te cliin raport vetem spitali ka te drejte ta leshoj dhe ta vulos kurse ky zoteriu ne fjale ka keqeperdor vulen dhe formatin e raportit te institucionit -Spitalit .
deshmi : Raporti i pacientit te kontrolluar ne ordinancen e dr. Enver Asllanit me dt. 24.12.2018 kur ai ishte kujdestare .
Po te njejten dite Dr. Enveri thiret per konsult ne Emergjencen e Spitalit si mjek kujdestar qe i ishte por ai nuk nodhet fore ne Spital e cila gje eshte evidentu .
Deshmi : Raporti i Emergjences ku figuron qe dr. Enveri eshte thire ne konsultim dhe ai nuk ka qene ne vend te punes.
Po te njejten me 24.12.2014 dr. Enver Asllani i cili ate dite ishte kujdestar ne Spital , shkone per te festuar per permbylljen e vitit , ku perpose tije ndodhen edhe infermier te tjere te cilet kane qene ne ndrrime ne Repartin e Oftalmologjise dhe ORL e leshojne Repartin dhe shkojne per te festuar ,
te gjitha keto ndodhin me dijenin dhe angazhimin e Drejtorit Mjeksor dr. Zahir Musa i cili ne vend qe te nderrmer masa per leshimin e Reparteve gjate kujdestarise Drejtori Mjeksor organizon dhe feston se bashku me ta pa u brengose fare per fatin e pacienteve.
Deshmi : fotot nga Restorani ku ata kane festuar.
Edhe Naser Jashari specialist i ORL asnjehere nuk kujdestaron dhe merr shuma te medha parash ne emer te kujdestarise . te gjitha mund te vertetohen nga protokolet, listat e pagave ,deshmitaret dhe menyrave tjera.
Ne keto Reparte askushe nuk informon pacientet se cili mjek eshte kujdestar ne keto reparte ne menyre qe te krijohet amulli duke lene hapesire per manipulim , sepse jane te diktuar- udheruar nga KAPO i manipulimeve me kujdestarit Drejtori mjekesor Dr. Zahiri i cili rregullon listat e kujdestarive sipas deshires pa kujdestaru mjeket fare, Mjeket e ketyre dy reparteve manipulojne edhe me formular ku ne ordinancat e tyre private diteve kur ata figurojne neper evidenca per pagese te kujdestarive , ata leshojne raporte te Spitalit dhe vendosin vulen e Spitalit (Repartit te tyre ) ne menyre qe te mbulohen manipulimet e tyre kinse pacientet jane kontrolluar ne Spital.
Te gjitha keto qe u ceken me larte mund te vertetohen me ane te nje investigimi nga protokolet,listat e evidencave te kujdestarive qe dorezohen per pagesa , listat e pagave,deshmitaret dhe menyra tjera .
Organizimi i kujdestarive ne keto reparte eshte ne kundershtim me vemdimin e Bordit drejtues te shskuk-es pasi qe ne keto Repart nuk parashihet kujdestari por vetem gadishmeria .
Dr.Zahir Musa Drejtor Mjeksor manipulues me kujdestari eshte edhe personi i cili eshte duke i shkaktuar deme te madhe institucionit dhuke keqeperdorur shuma te majme te paras publike me qellim te perfitimit personal dhe te bashkekryeseve te tije dr. Enis Istrefi dhe mjekeve te tjere te perfshire ne kete skeme te manipulimeve, mashtrimeve,zhvatjes dhe keqeperdorimeve.
Ne punetoret e Spitalit jemi tejet te prengosur per manipulimet dhe zhvatjen e keqeperdorimin e buxhetit te Spitalit i cili shkone ne deme te qytetareve te cilet paguajne per nje sherbim me te mire dhe me cilesor.
i Bejme thirrje te gjithe aktereve te cilet jane pergjegjes qe te nderrmarin masa urgjente ne pajtueshmeri me pergjegjesite dhe funksionin qe kane qe njehere e pergjithemone te ndalen keto keqperdorime si dhe te ndeshkohen te gjithe ata qe jane pergjegjes per zhvatje dhe keqperdorim te parase publike dhe demtimit te pacienteve dhe rrezikimit te jetes se qytatareve te Mitrovices ne pergjithesi.
Këto janë dëshmitë që ata kanë ofruar:


























