‘Quaje veten me fat nëse do të vazhdosh të luash me djalin tënd në kopësht!’, historia e dhimbshme e Cazorlas

‘Quaje veten me fat nëse do të vazhdosh të luash me djalin tënd në kopësht!’, historia e dhimbshme e Cazorlas

Viti 2013, Spanja luante miqësore luksi me kombëtaren e Kilit, por do të ishte fatale për karrierën e mesfushorit Santi Cazorla.  Ky i fundit sapo ishte transferuar bujshëm në Premier Ligë, më saktësisht te Arsenali, shkruan Periskopi. Por ajo miqësore do të shëndërrohej në ankth për pesë vitet e ardhshme për karrierën e tij. Cazorla […]

Ky i fundit sapo ishte transferuar bujshëm në Premier Ligë, më saktësisht te Arsenali, shkruan Periskopi.

Por ajo miqësore do të shëndërrohej në ankth për pesë vitet e ardhshme për karrierën e tij.

Cazorla pësoi një lëndim gjatë ndeshjes, por doktorët i thanë që do të rikuperohej shpejt: ”Do të kthehesh shpejt”.

Askush nuk e kishte imagjinuar se ai lëndim në këmbë do të shoqëronte tërë karrierën e tij në vijim.

Image result for Cazorla injury

Tetë operacione, por sa herë zbriste në fushë dhe mendonte se ia kishte kaluar, ai lëndim i mallkuar zgjerohej sërish dhe ai pësonte infeksion të vazhdueshëm.

Në sezonet vijuese, Cazorla paraqitet shumë rrallë në fushë, duke u kthyer nga një transferim i bujshëm në një dështim.

Spanjolli tashmë kishte marrë diagnozën e saktë, futbolli për të do të mbetej vetëm ëndërr. Doktori i tha: ”Quaje veten me fat nëse do të vazhdosh të luash me djalin tënd në kopësht!”

Ky lajm ishte fatal për të. Ajo ëndrra e madhe për të qenë një futbollist i madh do të shuhej aty, por jo në trupin e Cazorlas.

Ai vazhdon të stërvitet fuqishëm dhe nuk dorëzohet asnjëherë, sepse për të futbolli është më shumë se sa një lojë.

Operacione dhe lëndime, një binom që do të zgjaste pafundësisht për të.

Në vitin 2018, Cazorla rikthehet aty ku e nisi, te Villarreal, me shpresën që do të rikuperohej plotësisht dhe ta vazhdonte atë që e kishe lënë në gjysmë.

Fillimi i sezonit nuk është i përkryer për të, por me kohën dhe besimin e madh që ai posedonte, gjithçka do të përmirësohej.

Image result for santi cazorla vs real madrid

Cazorla, 34 vjeçar, i shënoi dje dy gola ndaj Real Madridit dhe festoi i heshtur. Ndoshta, mendja te ai mjek që i tha se nuk do të luante as në kopshtin e shtëpisë së tij. Gaboi rëndë, gabuam të gjithë. Mirë se u ktheve Santi! [Pjesë të shkëputura nga Telesport]     /Periskopi

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova