Podujeva sot mbetet pa ujë të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina” sh.a. njofton konsumatorët e qytetit të Podujevës se që nga ora 10.00 e mëngjesit të ditës së sotme do të mbetet pa furnizim me ujë të pijshëm. Sipas kumtesës për media, arsyet e ndërprerjes së furnizimit me ujë për tërë qytetin e Podujevës, janë punimet teknike në gypin me diametër […]
Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina” sh.a. njofton konsumatorët e qytetit të Podujevës se që nga ora 10.00 e mëngjesit të ditës së sotme do të mbetet pa furnizim me ujë të pijshëm.
Sipas kumtesës për media, arsyet e ndërprerjes së furnizimit me ujë për tërë qytetin e Podujevës, janë punimet teknike në gypin me diametër 400 mm në fshatin Surkish. Punimet teknike do të zhvillohen për t’i parandaluar rrjedhjet e mëdha në gyp, që kanë ndodhë kohëve të fundit.
Sanimi i defekteve në gypin 400 mm do të përfundojë gjatë ditës së sotme.
Intervenimet e tilla në rrjetin primar dhe sekondar, po realizohen me qëllim të përmirësimit të shërbimeve të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit për konsumatorët












