Po ndërtohet dordoleci më i madh në Kosovë

Po ndërtohet dordoleci më i madh në Kosovë

Organizata joqeveritare “Rotary Club Podujeva”, ka ndërtuar dordolecin më të madh në Kosovë, në qendër të qytetit të Podujevës. Për ndërtimin e kësaj vepre nga bora organizatës joqeveritare iu kanë bashkangjitur edhe qytetarët e Podujevës. Kjo performancë është në kuadër të planit të aktiviteteve të organizatës dhe ka për qëllim krijimin e një fryme të […]

Për ndërtimin e kësaj vepre nga bora organizatës joqeveritare iu kanë bashkangjitur edhe qytetarët e Podujevës.

Kjo performancë është në kuadër të planit të aktiviteteve të organizatës dhe ka për qëllim krijimin e një fryme të bashkëpunimit në komunitet, duke kontribuar në krijimin e një atmosfere festive në qytet.

Kryetari i kësaj organizate ishte i kënaqur me pjesëmarrjen e qytetarëve dhe njëkohësisht tregoj idenë e ndërtimit të këtij dordoleci.

“Klubi ynë në Podujevë, në kuadër të planit të vet të aktiviteteve i parasheh 3 muaj me projekte që kanë të bëjnë ose që kanë për qëllim ndërtimin e një fryme të bashkëpunimit dhe të punës para komunitetit. D.m.th ideja e këtij dordoleci që besojë të jetë më i madhi në Kosovë, tash nuk e dimë se si janë kushtet teknike, mendohet të sjellë një frymë edhe te fëmijët, edhe tek qytetarët dhe t’i largojë ata nga politika ditore dhe politika sociale e tyre”, pohoi Koci.

Ndërkohë që ideatori i kësaj vepre ishte pikërisht anëtari i kësaj organizate, Bajram Fusha, i cili u shpreh se kjo ide ka ardhur si pasojë e mos socializmit të shoqërisë sonë, si dhe mos bashkëpunimit të mirëfilltë mes vete.

“Qëllimi dhe pse ka ardhur deri tek ideja, sot këtu me ndërtu dordolecin është fjala pse kështu edhe para vitit të ri, në natën e vitit të ri kemi organizuar si klub protestën e babadimrit që ka shku nëpër fshatra këtu në Podujevë dhe ka shpërnda dhurata për fëmijë me qëllim që sikur ajo puna e babadimrit dhe kjo e dardolecit sot bëhet me qëllim që këta të rinj, fëmijët pse shoqërinë tonë me pas në dorë diçka edhe çështje shoqërore, çështje socializimi i të rinjve për arsyeje se shumë pak është duke ndodhur”, tha ai.

Në mesin e qytetarëve të cilët kishin dalur për të ndihmuar në ndërtimin e këtij dordoleci kishte edhe shumë fëmijë.

Leona Fusha ishte e mallëngjyer me një vepër të tillë, andaj ajo kishte dal qysh nga mëngjesi për të ndihmuar në ndërtimin e kësaj vepre.

“Unë sot kam dalur në sheshin e Podujevës, për ta ndërtuar një dordolec shumë gjigant, i cili është shumë i madh, siç po e shihni duke u ndërtuar dhe siç ka qenë kur ka qenë viti i ri 2019, kanë dalur ky klubi për të dhënë dhurata fëmijëve të ndryshëm”, u shpreh Fusha.

Dordoleci i ndërtuar është më i madhi në Kosovë, i cili arrin lartësinë prej më shumë se 5 metra.

 

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj