Nëse largohet Britania e Madhe nga BE-ja, a do të luante Shaqiri në Liverpool?

Nëse largohet Britania e Madhe nga BE-ja, a do të luante Shaqiri në Liverpool?

Xherdan Shaqiri e siguroi transferimin në Liverpool gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, kur u largua nga Stoke City për 14,7 milionë euro. Megjithatë, nëse Britania e Madhe largohet nga Bashkimi Evropian, zvicerani me origjinë shqiptare duhet t’i plotësojë disa kritere për ta fituar lejen e punës. Shaqiri i plotëson kriteret të cilat kërkohen […]

Xherdan Shaqiri e siguroi transferimin në Liverpool gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, kur u largua nga Stoke City për 14,7 milionë euro. Megjithatë, nëse Britania e Madhe largohet nga Bashkimi Evropian, zvicerani me origjinë shqiptare duhet t’i plotësojë disa kritere për ta fituar lejen e punës.

Shaqiri i plotëson kriteret të cilat kërkohen për ta fituar lejen e punës, gjë që do ta lejonte rrugëtimin e shqiptarit me liderin e Premierligës, Liverpoolin. Megjithatë, ai fillimisht do të duhej t’i ndiqte disa procedura, shkruan Gazeta Express.

Për momentin, lejet u punës u kërkohen vetëm futbollistëve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian. Por, me finalizimin e marrëveshjes së BREXIT-it, ky rregull do të vlejë për të gjithë futbollistët e huaj.

Në mesin e futbollistëve që do t’u kërkohej leja e punës për të luajtur në Premierligë është edhe Shaqiri. Ai do të duhej të aplikonte për këtë leje në zyrën përkatëse në Angli, e cila është përgjegjëse për vizat e punës.

Në Britani të Madhe, për ta fituar lejen e punës si futbollist duhet t’i plotësosh disa kritere. Një lojtar automatikisht kualifikohet për një leje pune nëse e ka luajtur një përqindje të caktuar në ndeshjet e ekipit kombëtar gjatë dy vjetëve të fundit, para se të bëhej aplikimi.

Sipas këtyre kushteve, Shaqiri do ta fitonte lejen e punës pasi që ai luan në shumicën e ndeshjeve të Kombëtares së Zvicrës, e cila pozicionohet në vendin e tetë, sipas radhitjes së fundit të organit qeverisës së futbollit botëror, FIFA.

Në fakt, që nga fillimi i 2017-ës, Shaqiri ka munguar në vetëm dy ndeshje të Kombëtares së Zvicrës. Në të dyja ato, ai nuk kishte qenë pjesë e skuadrës për shkak të një lëndimi muskulor, në mars të vitit 2018.

Kriteret për t’u kualifikuar automatikisht për leje pune:

  • Nëse Kombëtarja e lojtarit që aplikon për leje pune radhitet nga pozita 1-11 në listën e FIFA-s, lojtari duhet t’i ketë luajtur të paktën 30 për qind të ndeshjeve të zhvilluara gjatë dy viteve të fundit;
  • Nëse Kombëtarja e lojtarit që aplikon për leje pune radhitet nga pozita 11-20 në listën e FIFA-s, lojtari duhet t’i ketë luajtur të paktën 45 për qind të ndeshjeve të zhvilluara gjatë dy viteve të fundit;
  • Nëse Kombëtarja e lojtarit që aplikon për leje pune radhitet nga pozita 21-30 në listën e FIFA-s, lojtari duhet t’i ketë luajtur të paktën 60 për qind të ndeshjeve të zhvilluara gjatë dy viteve të fundit;
  • Nëse Kombëtarja e lojtarit që aplikon për leje pune radhitet nga pozita 31-50 në listën e FIFA-s, lojtari duhet t’i ketë luajtur të paktën 30 për qind të ndeshjeve të zhvilluara gjatë dy viteve të fundit.

Nëse Shaqiri nuk do t’i kishte plotësuar kriteret për ta marrë automatikisht lejen e punës, ai do të duhej ta parashtronte një kërkese te “Paneli i Përjashtimeve”. Këtu do të vlerësohej edhe një herë kërkesa e tij varësisht nga çmimi, paga dhe historia e karrierës së tij. Edhe intervista me gojë mund të ndikojë në rezultatin përfundimtar.

Zvicra nuk është anëtare e BE-së, mirëpo është pjesë e tregut të lirë të Evropës dhe anëtare e Zonës Ekonomike Evropiane. Për këtë arsye, Shaqiri preket nga vendimi i Britanisë së Madhe për largim nga BE-ja.

Përderisa Shaqiri i plotëson këto kritere, lojtarë të huaj si N’Golo Kante dhe Riyad Mahrez nuk do ta fitonin të drejtën për të luajtur në Premierligë. Rrjedhimisht Chelsea dhe Manchester City, por edhe klubet e tjera, do të mbesnin pa disa lojtarë të rëndësishëm në skuadrën e tyre.

Të ngjashme
Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin