Mjekët e mësimdhënësit ende në grevë, s’ka buxhet për rritje pagash

Mjekët e mësimdhënësit ende në grevë, s’ka buxhet për rritje pagash

Derisa mësimdhënësit dhe personeli mjekësor janë në grevë me kërkesë të rritjes së pagave, një rritje e tillë vlerësohet se nuk është e mundur pasi buxheti i Kosovës nuk i përballon kërkesat e grevistëve. Ndërkohë në Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, të Shkencës dhe të Kulturës (SBASHK) thonë se greva do të vazhdojë deri në […]

Derisa mësimdhënësit dhe personeli mjekësor janë në grevë me kërkesë të rritjes së pagave, një rritje e tillë vlerësohet se nuk është e mundur pasi buxheti i Kosovës nuk i përballon kërkesat e grevistëve. Ndërkohë në Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, të Shkencës dhe të Kulturës (SBASHK) thonë se greva do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të tyre për rritje të koeficientit të pagave prej 30 për qind. Kurse grevës së kirurgëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës i janë bashkangjitur edhe ortopedët në QKUK dhe mjekët e Spitalit të Ferizajt

Anëtarja e Komisionit për Administratë Publike, Xhevahire Izmaku, ka thënë për “Zërin” se në javën e ardhshme do të mblidhet ky Komision për të shqyrtuar projektligjin për paga e me të cilin nuk janë të kënaqur mësimdhënësit. Sipas saj, procedurat për miratimin e këtij projektligji do të zgjasin së paku një muaj.

“Tek pas ditës së hënë duhet të mblidhet Komisioni dhe të punojë. Pas ditës së hënë, kur caktohet seanca, atëherë koordinohen grupet parlamentare deri në votim. Është një punë shumë e madhe që duhet të bëhet. Unë mendoj se duhet së paku edhe një muaj që të punohet vetëm në mënyrë procedurale”, ka deklaruar ajo.

Izmaku ka thënë se për mësimdhënësit ende nuk u ka ardhur ndonjë vendim për rritje të pagave. “Për personelin mjekësor ka një vendim dhe ka një rritje, për arsimin ende nuk ka ardhur një vendim”, ka shtuar ajo.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja